01:37 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Finalja e kupës Tirana-Skënderbeu, policia publikon masat

16:58 | 30/05/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Finalja e kupës Tirana-Skënderbeu, policia publikon masat

Policia e Elbasanit ka publikuar masat për ndeshjen e kupës që luhet mes dy skuadrave Tirana-Skënderbeu.

Sipas policisë nuk do të lejohet parkimi  në mjediset pranë stadiumit Elbasan Arena. Po ashtu  nuk do të lejohet parkimi rreth sheshit të stadiumit.

Blutë e Elbasanit njoftojnë për një shtim të shërbimeve në dy anët e bulevardeve të qytetit.

Po ashtu njoftohet se nuk do të lejohet lëvizja në rrugën “Kamber Sejdini”. 

Njoftimi:

Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth stadiumit “Elbasan Arena”, dhe para sheshit te stadiumi.

Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi I mjeteve nga rruga “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi i rrugës së Tapetave”

Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi I mjeteve në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i rruges së Tapetave” deri tek “ Ish Konservimi”

Do të ketë shtim të shërbimeve në dy anët e bulevardeve “Qemal Stafa” dhe “Aqif Pasha”, me qëllim parandalimin e çdo veprimi që cënon rendin publik.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 222 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet, Stacionet vartëse të saj dhe FNSH-ja. Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

a) sende të forta,
b) shishe (të çfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
e) çelësa të ndryshëm

Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.

Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit.

Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, do të jenë të mbyllura.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 31 Maj lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: elbasanFutboll
Pas

Përplasen dy makina në Patok, njëri prej mjeteve përfundon i përmbysur (FOTOT)

Para

Në burg pas denoncimit për ngacmim seksual, drejtori i shkollës: Nxënësja e sëmurë, e kam ndihmuar

Para
Në burg pas denoncimit për ngacmim seksual, drejtori i shkollës: Nxënësja e sëmurë, e kam ndihmuar

Në burg pas denoncimit për ngacmim seksual, drejtori i shkollës: Nxënësja e sëmurë, e kam ndihmuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.