23:10 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Financat vendore, 12 bashki me probleme financiare, 4 në vështirësi më 2022

07:29 | 15/12/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Financat vendore, 12 bashki me probleme financiare, 4 në vështirësi më 2022

Që nga Reforma Territoriale e vitit 2015, pushteti vendor po përballet më vështirësi financiare që kanë lindur nga dobësitë në menaxhim dhe borxhet e trashëguara nga ish komunat.

Në vitin 2022 nga 61 bashki në të gjithë vendin 12 prej tyre ishin me probleme financiare dhe katër prej tyre ishin në vështirësi të mëdha sipas të dhënave që Kontrolli i Lartë i Shtetit që siguroi gjatë një auditi në Ministrinë e Financave.

Sipas të dhënave nga tabela e mëposhtme bashkitë Dimal, Cërrik, Vorë dhe Kavajë janë në vështirësi financiare pasi detyrimet e prapambetura tejkalojnë 25 % te shpenzimeve vjetore me 2022, ndërsa 8 bashkitë e tjera, Poliçan, Dibër, Tropojë, Pogradec, Devoll, Libohovë, Delvinë dhe Peqin janë me probleme financiare pasi detyrimet e prapambetura arrijnë në 15-23% të shpenzimeve totale me 2022.

Në gjendje më të rënduar ishte Bashkia e Kavajës detyrimet e së cilës vitin e kaluar ishin sa 65.7% e buxhetit të vitit, ndërsa në radhë vjen Bashkia e Vorës detyrimet e së cilës në vitin 2022 ishin sa 39% e shpenzimeve të vitit.

Referuar ligjit nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, evidentohen katër nivele të ndryshme të rasteve të vështirësive financiare të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Në nivelin e parë njësia e vetëqeverisjes vendore konsiderohet me probleme financiare kur në një muaj të caktuar të vitit buxhetor konstatohen vonesa prej më shumë se 30 ditësh në likuidimin e detyrimeve financiare ndaj palëve të treta dhe kur detyrimet e konstatuara dhe të papaguara përbëjnë 15 për qind të shpenzimeve vjetore të miratuara.

Në nivelin e dytë njësia e vetëqeverisjes vendore konsiderohet në vështirësi financiare kur vonesat në likuidimin e detyrimeve financiare ndaj palëve të treta konstatohen edhe në muajin pasues të muajit të përcaktuar dhe vlera e stokut të detyrimeve të papaguara ndaj palëve të treta rritet progresivisht mbi nivelin prej 25 për qind të shpenzimeve vjetore të miratuara.

Në nivelin e tretë njësia e vetëqeverisjes vendore konsiderohet në vështirësi serioze financiare kur borxhet afatgjata dhe detyrimet e papaguara ndaj palëve të treta përbëjnë mbi 80 për qind të shpenzimeve vjetore të miratuara, konstatimin e situatës së vështirësisë serioze financiare, 66 kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore njofton menjëherë këshillin e njësisë dhe Ministrinë e Financave.

Në nivelin e katërt njësia e vetëqeverisjes vendore konsiderohet në situatën e paaftësisë paguesve nëse nuk arrin të zbatojë planin e rehabilitimit financiar dhe/ose nëse raporti i borxheve afatgjata dhe detyrimeve të papaguara ndaj shpenzimeve vjetore të miratuara është më i lartë sesa 1.3.

Drejtoria e Financave Vendore, për herë të parë në raportin e statusit të gjendjes financiare të vitit 2022, ka analizuar edhe situatën financiare për qarqet. Sipas raportit, për vitin 2022, 9 qarqe janë klasifikuar pa probleme financiare, qarku i Gjirokastrës është klasifikuar me probleme financiare, ndërsa qarku i Durrësit dhe Berat janë klasifikuar në vështirësi financiare.

Qarku Gjirokastër ka një nivel të detyrimeve të prapambetura në nivelin e 15.88% të shpenzimeve vjetore të miratuar dhe klasifikohet me probleme financiare. Situata më serioze paraqitet për qarkun Durrës, ku niveli i detyrimeve të prapambetura paraqitet në nivelin 31.86% të shpenzimeve vjetore të miratuara dhe për qarkun Berat niveli i detyrimeve të prapambetura paraqitet në nivelin 53.53% të shpenzimeve vjetor të miratuara. MONITOR

Pas

Samiti i BE-së: Orban… doli dhe abstenoi nga votimi për Ukrainën dhe Moldavinë

Para

Horoskopi 15 dhjetor, parashikimi i yjeve për sot

Para
Horoskopi 24 shtator 2023, ja parashikimi i shenjave për sot

Horoskopi 15 dhjetor, parashikimi i yjeve për sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.