07:08 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Financim shtesë deri në 50% për studentët që zgjedhin programe studimi prioritar, ndryshime të reja në ligjin për arsimin e lartë

21:24 | 22/06/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bursa sa paga minimale e një muaji, këto janë tre kategoritë e studentëve që përfitojnë

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme disa ndryshime në modelin e financimit të buxhetit për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor.

Me ndryshimet e reja parashikohet financim shtesë deri në 50% për studentët që zgjedhin programe studimi prioritare, deri në 30% për ata që zgjedhin programe të përbashkëta dhe në masën 10% për studentët që ndjekin programe studimi me karakter profesional.

Ndërkohë vendimi parashikon që fondet e miratuara për financimin e programeve të përbashkëta në universitete do të shpërndahen në bazë të kërkesave specifike që do të paraqesin IAL-të publike.

Vendimi i qeverisë

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.75, DATË 12.2.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E MODELIT TË FINANCIMIT TË BUXHETIT PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 110, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.75, datë 12.2.2018, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Shkronja “c”, e pikës 2, të kreut III, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) Koeficienti i prioriteteve ose financimi shtesë, në masën 50% për studentët që ndjekin studimet në programe prioritare, në masën 30% për studentët që ndjekin programe studimi të përbashkëta, sipas marrëveshjeve të nënshkruara me IAL-të e shteteve të tjera, në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit të studimeve, dhe në masën 10% për studentët që ndjekin programe studimi me karakter profesional;”.

b) Pas pikës 2, të kreut V, shtohet pika 2.1, me këtë përmbajtje:
“2.1. Fondet e miratuara për financimin e programeve të përbashkëta të studimit në institucionet publike të arsimit të lartë, sipas marrëveshjeve të nënshkruara, në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit me institucionet e arsimit të lartë të shteteve të tjera, do të shpërndahen në bazë të kërkesave specifike që do të paraqesin IAL-të publike.

Institucionet publike të arsimit të lartë kërkojnë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin për përfitimin e financimit nga fondet grant për ndërkombëtarizimin, sipas thirrjes së shpallur nga ministria përgjegjëse për arsimin.”.

Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Pas

“Fronti për të shpëtuar Shqipërinë”/ Berisha paralajmëron protestë të madhe në këtë datë: Një betejë e jashtëzakonshme

Para

Shpërthimet me tritol në vend/ Karamuço: Disa policë janë në listëpagesë, të tjerë paguhen nga bandat kriminale. Shefat i nxjerrin në aksion…

Para
Shpërthimet me tritol në vend/ Karamuço: Disa policë janë në listëpagesë, të tjerë paguhen nga bandat kriminale. Shefat i nxjerrin në aksion…

Shpërthimet me tritol në vend/ Karamuço: Disa policë janë në listëpagesë, të tjerë paguhen nga bandat kriminale. Shefat i nxjerrin në aksion...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shqipëria zgjedh, hapen qendrat e votimit

Shqipëria voton/ 3.7 milionë shqiptarë zgjedhin parlamentin e ri

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.