15:03 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Financimet e paligjshme të partive politike, Celibashi te ‘Dezinformimi’: KQZ nuk mund t’i kontrollojë, është naive ta mendosh

10:26 | 16/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Financimet e paligjshme të partive politike, Celibashi te ‘Dezinformimi’: KQZ nuk mund t’i kontrollojë, është naive ta mendosh

Në Komisionin e Posaçëm të Dezinformimit po zhvillohet një seancë dëgjimore me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi. Ky i fundit ka folur për financimin e paligjshëm të partive, ku tha se KQZ nuk mund ta kontrollojë këtë, pasi nuk i ka instrumentet, por janë organet e drejtësisë që duhen të merren me këtë çështje.

“Në lidhje me financimin e paligjshëm që lidhet kryesisht me financimin nga subjekte apo shtete te huaja, apo nga subjekte që në vetvete ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme, është e vështirë apo e pamundur për KQZ për të marrë informacion për këtë lloj natyre financimi.

Sepse financimi nëpërmjet këtyre subjekteve apo për qëllime politike të partive dhe subjekteve zgjedhore është veprimtari që sanksionohet nga kodi penal. Procese të tilla kërkojnë angazhimin e institucioneve përkatëse për ndjekjen penale dhe zhvillimin e procesit penal.

Do të ishte naive për këdo që nëpërmjet mekanizmave të KQZ të merrte informacion dhe pastaj të vlerësonte apo monitoronte financime të cilat vijnë nga veprimtari të paligjshme, kriminale apo edhe nga shtete te huaja. S’ke asnjë lloj mekanizimi për të verifikuar pohimet publike, nëse është apo jo i vërtetë”, tha Celibashi.

Sipas Celibashit, duhet ndryshim i Kodit Zgjedhor dhe ligjit për partië poltike që t’i jepet mundësia e verifikimit të financimeve të paligjshme në partitët poltike dhe më pas t’i adresojë ato në organet kompetente.

“Dhe në lidhje me financimin e partive politike apo fushatave zgjedhore, KQZ nuk ka çfarë të ndihmojë më shumë. Ajo që mbetet për tu adresuar dhe ne e kemi bërë në mënyrë të vazhdueshme është përmirësimi i mekanizimit për raportimin e partive politike dhe subjekteve zgjedhore për veprimtarinë e tyre elektorale.

Ajo që duhet të ndryshojë është financimi nga palët e treta sepse konstaton në financimin indirekt të partive politike dhe fushatave zgjedhore, dhe këto parti duke marrë financim në këtë mënyrë ndihen jo përgjegjëse për raportimin e financimit. Nga pikëpamja ligjore dhe formale rezultojnë në rregull po janë satelitë të tjerë që zhvillojnë fushatat për llogari të këtyre subjekteve politike, mund të jenë organizata të shoqërisë civile, ente të ndryshme, persona juridik që formalisht nuk lidhje me partitë politike por qartazi janë të angazhuara në fushatë she marrin financime, dhe për këto financime nuk ka asnjë detyrim për të raportuar.

Pra partitë politike qëndrojnë formal në lidhje me financimin e tyre sipas kodit zgjedhor, por nëpërmjet këtyre subjekteve arrijnë të marrin paratë qe duan për qëllimet e tyre politike. Kuvendi i Shqipërisë dhe partitë politike ta adresojnë këtë shqetësim nëpërmjet ndryshimeve përkatëse të kodit zgjedhor”, vijoi Celibashi.

Etiketa: celibashiFinancimet e paligjshmeKQZ
Pas

Policia mësyn në 30 klinika estetike në Tiranë, sekuestrohet botox kontrabandë, në pranga tre administratorë

Para

Sekuestrohen 50 kg marijuanë në Greqi, në kërkim dy organizatorët shqiptarë të trafikut

Para
Sekuestrohen 50 kg marijuanë në Greqi, në kërkim dy organizatorët shqiptarë të trafikut

Sekuestrohen 50 kg marijuanë në Greqi, në kërkim dy organizatorët shqiptarë të trafikut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/ Vodhi automjet në Portin e Durrësit arrestohet shtetasi çek

Tepelenë/Kapen në flagrancë dy vëllezër që kishin kultivuar 137 bimë narkotike

Presidenti Begaj dekreton largimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë pranë UNESCO-s

Elbasan/ Finalizohet operacioni “Cooperation”, arrestohet 19-vjeçari që theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi një automjet

Durrës/ Arrestohet 42-vjeçari që po ndërtonte një objekt pa leje, në pronë publike në lagjen nr. 4

Tiranë/Ndoti mjedisin, duke hedhur mbeturina nga automjeti me të cilin lëvizte, ndëshkohet me gjobë, 32-vjeçari.

Ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Kapet me naftë kontrabandë pranë Qafë Thanës, arrestohet drejtuesi i mjetit, procedohet penalisht edhe një doganier

Bashkëpunoi me 3 vëllezërit Bushgjokaj për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, publikohet fotoja e Petrit Çakrit

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, shpallet në kërkim 39-vjeçari në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.