05:13 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Financimet ruse në PD’, ambasadori Karpushin flet për akuzat e PS-së: Retorikë si në kohën e Enver Hoxhës

10:01 | 17/03/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Financimet ruse në PD’, ambasadori Karpushin flet për akuzat e PS-së: Retorikë si në kohën e Enver Hoxhës

Ambasadori i Rusisë në Tiranë Aleksandër Karpushin ka reaguar pas akuzave mes qeverisë dhe opozitës për çështjen e kontratave të lobimit të PD-së të financuara nga rusia.

Në një intervistë për emisionin “Java” në RTSH, thotë se është habitur me qëndrimin e disa qeveritarëve që përpiqen të demonizojnë Rusinë me një retorikë të ngjashme me atë të Enver Hoxhës.

“Kohët e fundit na kanë habitur jashtë mase përpjekjet e disa mediave shqiptare, por edhe të disa përfaqësuesve të organeve shtetërore, për demonizimin e Rusisë. Të krijohet përshtypja që qëllimi i tyre është për të bindur qytetarët shqiptarë se vendi ynë është një “perandori e së keqes”, ndërsa “rus” do të thotë “armik”.

Deklaratat e fundit që kemi dëgjuar për “tentakulat e Moskës”, të cilat gjoja janë shtrirë në të gjithë rajonin e Ballkanit, ngjanë më së shumti me retorikën e kohës së Enver Hoxhës, por aspak me deklaratat e politikanëve të një vendi modern dhe demokratik.

Po të vazhdojmë të ecim me këto ritme, mund të arrijmë në një pikë kur edhe adhuruesit e Dostojevskit dhe Tolstoit do të stigmatizohen si “agjentët e Kremlinit”. Në mendimin tim, kjo është një tendencë shumë e rrezikshme” – tha Karpushin.

Gjithashtu ai mohoi përfshirjen e qeverisë ruse në zgjedhjet amerikane apo të çdo lloj vendi tjetër në politikën e brendshme.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Aleksander Karpushinambasadori rus
Pas

Kërcënohet sërish me jetë ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias

Para

Policia aksion në disa qytete të vendit, në pranga zyrtarë dhe punonjës policie

Para
Policia aksion në disa qytete të vendit, në pranga zyrtarë dhe punonjës policie

Policia aksion në disa qytete të vendit, në pranga zyrtarë dhe punonjës policie

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.