11:32 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Finlanda do të mbyllë katër pika kufitare me Rusinë për të ndaluar azilkërkuesit

18:10 | 16/11/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Finlanda do të mbyllë katër pika kufitare me Rusinë për të ndaluar azilkërkuesit

Më 18 nëntor, Finlanda do t’i mbyllë katër prej nëntë pikave kufitare me Rusinë, për të ndalur valën e azilkërkuesve, ka thënë kryeministri finlandez, Petteri Orpo.

Presidenti i Finlandës tha më 15 nëntor se rritja e numrit të azilkërkuesve duket se është hakmarrje ruse për bashkëpunimin e Finlandës me Shtetet e Bashkuara, në fushën e mbrojtjes.

Finlanda, shtet i Bashkimit Evropian, i cili është anëtarësuar në NATO këtë vit, pas shumë vjetëve neutralitet, e ka zemëruar Rusinë, me të cilën e ndan një kufi prej 1.340 kilometrash.

Kjo pjesë kufitare e Finlandës me Rusinë shërben edhe si kufi i jashtëm i Bashkimit Evropian.

Katër pikat kufitare që do të mbyllen janë në pjesën juglindore të Finlandës dhe janë ndër pikat më të ngarkuara për qarkullim mes dy palëve.

“Qeveria ka vendosur sot që Finlanda do t’i mbyllë disa pika kufitare lindore. Pikat kufitare lindore do të mbyllen në natën mes të premtes dhe së shtunës”, ka thënë Orpo në një konferencë për media.

Këtë javë, dhjetëra azilkërkues prej Irakut, Jemenit, Somalisë dhe Sirisë, kanë arritur brenda një dite në Finlandë, përmes Rusisë.

Numri i akumuluar i të ardhurve që nga shtatori tani është 280 azilkërkues, tha të enjten Autoriteti i Rojës Kufitare.

Azilkërkuesit që mbërrijnë përmes Rusisë nga 17 nëntori e tutje do të lejohen të dorëzojnë kërkesat e tyre vetëm në dy pika kufitare veriore, tha qeveria finlandeze.

Rreth 3.000 njerëz përdorin pikat kufitare juglindore të Finlandës në baza ditore.

Orpo tha se ai e kuptonte se mbylljet e pikave kufitare do ta bëjnë jetën e përditshme më të vështirë për njerëzit që lejohen të udhëtojnë midis Finlandës dhe Rusisë./ REL

Pas

Përfundon Censi, INSTAT: Vijon puna për verifikimin në terren të statusit të banesave dhe refuzimeve

Para

Komisioni i Ekonomisë miraton në parim projektbuxhetin e vitit 2024, kërkohen fonde shtesë për energjinë

Para
Komisioni i Ekonomisë miraton në parim projektbuxhetin e vitit 2024, kërkohen fonde shtesë për energjinë

Komisioni i Ekonomisë miraton në parim projektbuxhetin e vitit 2024, kërkohen fonde shtesë për energjinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Publikoi video të shit-blerjes së votës, u kërcënua te vendi i punës”/ Paloka: Denoncuesit i thanë “do shohësh ç’do të bëjmë”. Demokratët nuk përkulen

Kryeministri britanik Keir Starmer shkon në kryeministri, takim me Ramën

Krimet zgjedhore/ SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

Nga Suel e Talo Çela tek Florenc Çapja e Ervis Martinaj! SPAK mbyll hetimet, i çon për gjykim për grup të strukturuar kriminal

Dështon për të 16-tën herë seanca konstituive e parlamentit të Kosovës

SPAK kërkon gjykimin e anëtarëve të bandës së Suel Çelës

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, zbardhet arsyeja

Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn

Përpjekja 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, do ketë sërish dështim apo zgjidhje politike?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.