Finlanda për Vitin e Ri 2017 do të ofrojë 560 euro pagë mujore për qytetarët e vet të cilët janë të papunë. Kështu ai bëhet shteti i parë në Europë i cili jep një rrogë mujore të papunëve, duke kaluar edhe pragun e ndihmës ekonomike që jepet përgjithësit në vendet nordike, si Suedia, Norvegjia.
Kjo nismë është marrë nga qeveria pasi synon të ul varfërinë në vend, të pakësojë burokracitë shtetërore dhe të rrisë mirëqënien e qytetarëve të vet. Kjo nismë do0 të zgjasë për 2 vjet dhe përfshin 2000 persona shkruan CNN. Finlanada ka një populllsi prej 5 milion banorësh dhe ka një një shkallë papunësie prej 8.1 %, e pandryshuar me vitin e kaluar. (J.V/Shuplaka)