Të paktën njëherë në jetë të gjithëve i ndodh që të humbasin një mik me të cilin kanë kaluar shumë kohë dhe kanë shpenzuar shumë energji.
E njëjta gjë i ka ndodhur edhe gazetares dhe moderatores Fiori Dardha, por në vend që ajo të trishtohej për këtë fakt, ka ndodhur komplet e kundërta. Ajo ka përjetuar njëfarë çlirimi, kjo sepse sipas saj, miku i humbur në të vërtetë vetëm i tillë nuk paska qenë.
“Ndodh t’i nxjerresh disa njerez nga jeta jote dhe vetem pasi kalon ca kohe e kupton qe ata nuk paskan patur kurrfare vlere, nuk krijojne asnje boshllek.
I kemi konsideruar miq, por kur i largon, kupton, qe vetem te tille nuk kane qene. Kupton se ata nuk jane investuar asnjehere per ty, kane cliruar vetem energji negative.
Kupton, se çdo gje nga ana e tyre ka qene vetem dukje dhe duke i mbajtur larg i ben nje nder vetes.
Oh, cfare clirimi te mos kesh prane “miq” te tille!
#behappy#truefriendsarelikediamonds”, shkruan Dardha.
Kaq ka mjaftuar që komentet të vërshojnë në statusin e gazetares në Instagram. Njërit prej tyre, atij të këngëtares Aurela Gaçe e cila shkruan “shumë e vërtetë, Dardha i është pëgjigjur me fjalët: “Kush nuk gezohet, por xhelozon per arritjet e momentet e mia te lumtura, nuk meriton te jete mik me mua!”(D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1211″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]