Moderatorja e emisionit investigativ “BOOM” në televizionin “Ora News” Fiori Dardha, i ka kushtuar një dedikim të birit në Instagram.
“Tek shijoj momentet me Abelin e falenderoj Zotin qe me ka bekuar me te, me vjen keq qe nuk kam mundesi te rri 24 ore non stop prane tij.”, shkruan Fiori.
Por krahas kësaj, moderatorja shprehet e penduar për disa “miq të vjetër”, të cilëve u ka kushtuar shumë kohë dhe energji por këta ia kanë shpërblyer me intriga dhe mosmirënjohje.
“Koha eshte e vyer!
Sot kur mendoj te shkuaren, miqte qe mund te kem humbur, ata qe me kane zhgenjyer, padrejtesite qe mund te me kene bere, intrigat qe kane kurdisur, mosmirenjohjen qe kane treguar… ua fal te gjitha!
E vetmja gje qe s’u fal eshte koha qe kam investuar per ta. Kete borxh nuk ma lan dot askush!
Jane te pakte ata qe e meritojne vertete kohen tone!”, shton Fiori.
Discussion about this post