Fiori Dardhën, moderatoren e njohur të ekranit, duket se po e shoqërojnë të reja të tjera: në rritje të karrierës së saj.
”Faxweb” mëson se Fiori ka marrë në dorë frenat e emisionit investigativ ”Boom”, duke u bërë tashmë edhe autore e programit.
Pas një eksperience disa vjeçare si moderatore në “Fiks Fare” Fiori Dardha tashmë do të jetë edhe autore e programit që vjen çdo mbrëmje ne “Ora News”.
Burimet tona bëjnë me dije se drejtuesit e televizionit ia kanë propozuar Fiori Dardhës drejtimin e këtij formati, menjëherë pas tërheqjes së Mimoza Picarit.
Prej disa ditesh qarkullon lajmi se autorja e emisionit investigativ “Boom”, Mimoza Picari, është larguar nga televizioni ”Ora News” vetëm pak javë pas nisjes së sezonit të ri televiziv. (V.G/FAXWEB)
Fiori Dardha