Ish-kreu i Sindikatës së Minatorëve Fiqiri Xibri në një shkrim në rrjetet sociale shkruan se me shifrat e humbjeve të jetëve që raportohen nga COVID-19, nuk mund të bllokohet jeta e njerëzve dhe aktiviteti ekonomik.
Xibri shkruan se të zbatosh një skenar të tillë kriminal duhet të jesh ose i çmendur, ose kriminel, ose skllav i elitave mafioze, ose të treja bashkë.
Më tej ai shton se këtë fundjavë shqiptarët demonstruan qartazi, jo vetëm tek liqeni, por edhe nëpër rrugët e Tiranës, se ata janë tashmë të qartë për lojën e poshtër që po luhet, se ata e dinë që rreziku është një sajesë, një mashtrim, kundër të cilit ata herët apo ca më vonë do duhet të ngrihen për ta zeruar.
Postimi i plotë
O Edi Rama ! Plasi sytë mirë ! Nuk ka frikë shqiptari nga cov-19. Anullo menjëherë të gjitha masat kufizuese ! Nuk bllokohen 99.86 % e shqiptarëve sepse janë infektuar 0.14 % me corona dhe (sipas jush) kanë vdekur 0.001 % e popullsisë.
Përrallat e Edi Ramës dhe Pullumb Piperos pretendojnë për 30 viktima nga cov-19. Në realitet, siç edhe e kemi ndjekur, të gjitha “viktimat„ kanë pasur sëmundje të tjera, shpesh të fazës akute, (përjashto 40 vjeçarin që kishte vetëm diabet), dhe përderisa nuk është bërë dhe refuzon të bëhet ndonjë autopsi, kuptohet se ne asnjë rast nuk ka qenë corona shkaku i vdekjes.
Si mund të bllokohet jeta e njerëzve, aktiviteti ekonomik dhe social, të shkelen me këmbë të drejtat bazike të njeriut me këto shifra ?!!! Të zbatosh një skenar të tillë kriminal duhet të jesh ose i çmendur, ose kriminel, ose skllav i elitave mafioze, ose të treja bashkë.
Këtë fundjavë shqiptarët demonstruan qartazi, jo vetëm tek liqeni, por edhe nëpër rrugët e Tiranës, se ata janë tashmë të qartë për lojën e poshtër që po luhet, se ata e dinë që rreziku është një sajesë, një mashtrim, kundër të cilit ata herët apo ca më vonë do duhet të ngrihen për ta zeruar.