Protestuesja e PD-së Fiqirije Nezaj për “Fax News” është shprehur në protestë doli pasi Rama ka bërë shumë padrejtësi me shqiptarët. Ajo shprehet se kryeministri ka shkelur me të dyja këmmbët të drejtat e qytetarëve.
Nezaj ka treguar se në pikën kufitare të Morinës ka qëndruar për disa minuta dhe se emeri i saj ishte në sistemin e policisë.
“Të them të drejtën unë nuk kam dalë kundra Arta Markut në atë protestë. Kam dalë të protestoj sepse Rama ka bërë padrejtësi. Kam dalë për të drejtat e mia. Për njerëzit e thjeshtë ai nuk do t’ja dijë fare, kryeministri Rama. Atë ditë kam dalë në protestë, kam ndenjur rreth 45 minuta. Kam qenë përballë parlamentit, mes trotuarve dhe kam qenë shumë e qetë. Kam parë njerëz që u shtynë por polici afër nuk kam parë. Për atë çfarë bëj i dal për zot por s’ka folur asnjë polic me mua. Personin që u arrestua e kam pasur larg.
Pasi dhashë deklaratën më liruan. Më ndaluan në kufi me Kosovën, e kishin emrin tim në sistem. Kam qëndruar në protestë vetëm 45 minuta.
Rama e shkel ligjin dhe Kushtetutën me të dyja këmbët dhe nuk mund të flemë ne si popull. Jeta e fëmijëve tanë këtu është në rrezik. Unë do të shkoj edhe njëherë në Drejtorinë e Policisë derisa të më sigurojnë që nuk do të kem emrin në sistem. Unë jam e djathtë historikisht por isha aty për të drejtat e fëmijëve të mi. E drejta ime është të protestoj, e kam të drejtë kushtetuese. Unë do të marr pjesë edhe në protestat e tjera për sa fliten të drejtat e shqiptarëve”, u shpreh Fiqirije Nezaj. (J.V/Faxweb)