Zirina Llambro, e cila është Këshilltare e ministres së Integrimit Klajda Gjosha, ka reaguar ashpër kundër kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, lidhur me disa punime që kanë nisur prej kohësh në Kinostudio, afër zonës ku ajo banon.
Llambro shprehet mjaft e irrituar përmes një statusi në Facebook, ku krahas disa fotove të publikuara shkruan se firma e bashkisë i ka ndërtuar një banjo mu te dritarja.
“Mezor po pres qe Lali Eri te hape sheshin Skenderbej per kembesoret,mbase do kujtohet se te lulishtja ne Kinostudio te Tv Klan e Ora News,firma e Bashkise na ka bere nje banjo mu te dritarja. Mbase ben sikur harron edhe pse e kemi kontaktuar personalisht,por une nuk i nxjerr mesazhet.
Fasadat qe nuk duam me!! ps: Mos me thote njeri se po bej fushate se kam 4 vjet qe denocoj kete turp qe qytetareve te Tiranes i ka kushtuar ca qindra mijra euro!!”, shkruan Llambro.
Pak më tutje zonës ku Zirina Llambro ka publikuar fotot, Veliaj ka angazhuar makinat e bashkisë për të pregatitur zonën për mitingun e nesërm të Edi Ramës, por nuk bën të njëjtën gjë me parkun në fjalë. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1954″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]