Banorët e fshatit Sinec janë mbledhur në shenjë proteste në sheshin para zyrave të qëndrës administrative të ish komunës Lumas. Shkaku i kësaj proteste është bërë uji i Sinecit i cili rrjedh nga burimi me të njëjtin emër. Banorët shprehen të shqetësuar se një firmë private po tenton ta mari ujin i cili është i vetmi burim i jetesës per ta.
Ndërsa kan bërë disa herë ankes për këtë problem por zëri tyre ka vajtur në vesh të shurdher. Sot janë ngritur në shenjë proteste për këtë problem tepër jetik për këta banorë. Ky ujë shprehen banorët është ”jeta jonë ne nuk mund ti lejojmë të na e marrin”. Burimi i Sinecit është nje nga burimet më të bukura uji buron nga shkëmbinjtë me perbërje mermeri i ftohtë dhe tepër i pastër.
Uji rjedh përgjat perenjve dhe vijon përmes kodrave dhe fshatit me të njëjtin emër Sinec. Vitet fundi ky fshat është kthyer në një atraksion turistik dhe për banorët është një burim të ardhurash. Nëse nuk do marrim përgjigje serioze do të vijojm protestën shprehen banorët.