Zëvëndësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Vjollca Braho së bashku me Ministrin e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore të Luksemburgut, Z. Romain Schneider, firmosëm dje marrëveshjen administrative midis qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut. Në këtë takim ku morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, Drejtori i Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore dhe Pagave në MMSR, Astrit Kuka si dhe Ambasadorja e Dukës së Madh të Luksemburgut në Tiranë, Nadia Ernzer dhe përfaqësuesi i Ambasadës Shqiptare në Luksemburg, Ëngjëll Begalla.
Lajmi është bërë pulik nga vetë zëvendës ministrja Braho. “Tashmë qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Luksemburg dhe anasjelltas, do të kenë mundësi të përfitojnë nga marrëveshja për njohjen e periudhave kontributive mes Shqipërisë dhe Luksemburgut. Falë kësaj marrëveshje bëhet e mundur që shtetasve të të dy vendeve t’ju njihen periudhat kontributive për efekt të vjetërsisë në punë dhe të sigurimeve shëndëtësor.
Pavarësisht vështirësive të hasura, do të vazhdojmë punën për nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla me të gjitha të gjithë vendet ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, në mënyrë që askush të mos humbë asnjë qindarkë nga paratë e derdhura për efekt pensioni.”, u shpreh Braho.