Ka mbaruar procedura e nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e koalicionit opozitar midis Partisë Demokratike dhe aleatëve.
E fundit që ka firmosur këtë deklaratë ka qenë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila deklaroi para mediave se kjo marrëveshje është finalizimi I një axhende të mirë menduar.
“Rezultat i gjithë kësaj axhende opozitare të nisur prej një viti sot finalizohet me një marrëveshje bashkëpunimi midis opozitës për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sa i përket procesit të aksionit opozitar, kjo marrëveshje është flamuri i shpresës për të gjithë ata që e shohin veten si pjesë e shtëpisë së shqiptarëve. Shqipëria është vend jo në Bashkimin Europian, por në mes të Bashkimit Europian, çdo ditë që zgjat largimi i Edi Ramës nga pushteti, na zgjat kohën për të shkuar në familjen europiane dhe sa më shpejt që të largohet aq më afër saj jemi. Edi Rama është telekomanda e krimit të organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar, nuk po flas për atë si person apo si biri i Kristaqit dhe Anetës, por si një person i lidhur me krimin”, deklaroi Kryemadhi.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1575185095945027/
(F.GJ/FAXWEB.AL)