Lulzim Basha ka firmosiur deklaratën me të cilën parashikohet marrëveshja me artistët dhe aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit sa i përket bashkëpunimit.
Në këtë marrëveshje parashikohet miratimi i posacëm për realizimin e një procedure të re për rikonstruksionin e Teatrit, fillimin e betejës për mbrojtjen e kompleksit kulturor të Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental. PD angazhohet gjithashtu për përkrahjen e artistëve dhe mbrojtjen nga shembja e paligjshme e Teatrit dhe duke asistuar politikisht dhe ligjërisht me çdo çmim
Do të shfuqizojë sapo të vijë në pushtet Ligjin 37 viti 2018 për uzurpimin e hapësirës publike të Teatrit. Kur PD të vijë në pushtet Teatri të restaurohet. Teatri të bëhet monument kur opozita të vijë në pushtet.
Marrëveshja e zbardhur:
Firmoset Kontrata mes artistëve dhe opozitës. Artistët angazhohen për betejë të pandërprerë për mbrojtjen e Teatrit, opozita për mbështetje dhe restaurim të Teatrit, kur të vijë në pushtet.
Kryetari i PD, Lulzim Basha, në emër të opozitës, firmosi me Aleancën në Mbrojtje të Teatrit Kombëtar një kontratë që e angazhon opozutën të mbëhstesë veprimet e Aleancës për të mbrotjur Teatrin Kombëtar. Përsa i përket çështjes së teatrit, kontrata përmban 6 pika, në të cilat Aleanca angazhohet të vijojë pa ndërprerje mbrojtjen për Teatrin, ndërsa PD dhe opozita për të mbështetur këto aksione në mbritje të ndërtesës dhe tëpronës publike. PD angazhohet gjithashtu, se në muajin e parë të qeverisë së saj, kompleksit Skanderbeg, ku bën pjesë Teatri, do t’i rikthehet statusi Ansambël Monument Kulture dhe do t’i nënshtrohet menjëherë ruajtjes dhe restaurimit. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, angazhohen të shfuqizojnë ligjin special antikushtetues “Rama-Fusha” që shemb Teatrin dhe të vendosë para përgjegjësisë penale çdo person të përfshirë në grabitjen kriminale të truallit të Teatrit Kombëtar.
- Lidhur me Teatrin Kombëtar:
- “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” shpreh vendosmërinë për të vijuar pa ndërprerje betejën për mbrojtjen e kompleksit shumëfish historik e kulturor, në të cilin funksionojnë aktualisht dy teatrot, ai Kombëtar dhe ai Eksperimental.
- Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar angazhohet të mbështesë veprimet dhe aksionet e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” për mbrojtjen e ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar dhe njëherësh për mbrojtjen e pronës publike të kërcënuar nga tjetërsimi i paligjshëm dhe korruptiv, duke përfshirë ndërmarrjen e çdo aksioni, të duhur e të nevojshëm, ligjor, politik e qytetar.
- Brenda 1 muaji nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Opozita e Bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, kompleksit të ish-Qarkut “Skanderbeg”, ku përfshihet edhe Teatri Kombëtar dhe zonat përreth tij, do t’i rikthehet me përparësi statusi “Ansambël Monument Kulture”, duke qenë pjesë e Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës.
- Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Opozita e Bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, kompleksi i ish-Qarkut “Skanderbeg”, ku përfshihet edhe Teatri Kombëtar dhe zonat përreth tij, do t’i nënshtrohen ruajtjes dhe restaurimit të tyre, duke tërhequr në një sipërmarrje të tillë përvojën dhe ekspertizën e arkitektëve dhe ekspertëve të monumenteve të kulturës më të mirë në vend.
- Brenda 1 muaji nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë Opozita e Bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të shfuqizojë me përparësi si antikushtetues ligjin nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe i godinës së re të Teatrit Kombëtar”, si dhe çdo akt tjetër ligjor e nënligjor që buron prej tij dhe parashikon tjetërsimin e paligjshëm të pasurisë publike.
- Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë Opozita e Bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjor për të garantuar vënien përpara përgjegjësisë penale dhe administrative të të gjithë vendimmarrësve publikë dhe subjekteve private, për përfshirjen në aferën e grabitjes kriminale të truallit të Teatrit Kombëtar, duke u ngarkuar atyre edhe detyrimin për kompensimin e çdo dëmi të shkaktuar.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2292622357523562/
Discussion about this post