Ka nisur seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) për prokurorin, Ramadan Troci. Troçi është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP). Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Hetimi administrativ për Ramadan Trocin është kryer nga trupa gjykuese e drejtuar nga Pamela Qirko dhe me anëtare Genta Tafa Bungon dhe Suela Zhegun.
Gjatë seancës dëgjimore ILDKPKI ka theksuar se ai ka mungesë të burimeve të ligjshme për pasurinë që disponon, duke zbuluar shkelje në disa subjekte.
“KPK kreu hetim te thelluar te pasurise se prokurorit Troçi. Sipas hetimit te KPK, pasurite qe iu nenshtruan hetimit administrativ jane: apartament banimi 108.7 m2 te ndodhur ne Kashar.
Si burim i blerjes së kësaj pasurie janë deklaruar 2.9 mln lekë kursime nga ai dhe bashkëshortja dhe kredi 2.5 mln lekë. Konstatohet se ne mars 2011 ai ka porositur apartament. Ne dhjetor 2011 eshte lidhur kontrata me shoqerine per 5.4 mln leke. Subjekti ka mungesë financiare të ligjshme për të justifikuar këtë pasuri duke iu referuar deklarimit të pasurisë ndërvite. Dyshime janë për një shumë 700 mijë lekësh në llogari të bashkëshortes”, ka deklaruar Qirko.
Llogari bankare në Credins në shumën 2,5 lekë kursime nga paga dhe nga shitja e automjetit në shumën prej 500 mijë lekë. ILDKPKI ka theksuar se ai ka mungesë të burimeve të ligjshme për të justifikuar asetet e mobilimit të apartamentit. Shuma e mobilimit është më e ulët se vlera e tregut atë vit. Oblekti 32 m2 në Paskuqan e ka fshehur dhe se ka deklaruar në zyrat e Aluizmit dhe ku ky objekt nuk është deklaruar asnjëhërë.
Babi i Troçit e ka blerë këtë truall në vitin 2007 dhe e ka nisur procesin e legalizimit në emër të të birit Ramadan Troci, por ky i fundit s’kishte dijeni dhe firma e hedhur pranë Aluizmit nuk është e tija dhe ka sjellë edhe prova. Ndërkohë DSIK ka dërguar një raport ku shprehet se Troçi është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Pranë KPK kanë ardhur 10 denoncime që e akuzojnë për korrupsion. Gjatë hetimit administrativ u verifikua puna ndër vite ku edhe u shqyrtua dosja e minierës së Bulqizës.
Viktimat në minierën e Bulqizës, ku prokurori kohë më parë kishte pushuar çështjet duke e cilësuar se aksidentet kanë ndodhur për faj të punëtorëve. Të gjitha vendimet e dhëna për Bulqizën u shqyrtuan nga KPK. KPK ka hetuar në mënyrë të pavarur 7 dosjet, duke konstatuar se është filluar mosprocedimi penal dhe ka caktuar të njejtët ekspert të pakualifikuar dhe nuk ka bërë hetime të sakta dhe të thella prokurori në disa raste ka interpretuar gabim ligjin.
Ndërkaq vetë Troçi ka theksuar shpeshherë se gjatë karrierës së tij dhe shqyrtimit të dosjeve me rëndësi ka marrë disa herë kërcënime në rrjetet sociale dhe në adresë të shtëpisë së tij. Për pretendimet në lidhje me dosjen e minierës së Bulqizës, Troçi theksoi se dosja është kontrolluar nga vetë Ina Rama dhe përfundimi ka qenë se ai ka bërë një hetim të saktë.
“Në pallatin ku jetojmë ne jemi 20 familje që i perkasim të njëjtit fis. Po të shikosh tabulatet telefonike e faktoni shume thjeshtë se une me baxhanakun kam komunikime vetëm për vit të ri dhe për ndonjë të semure unë s’kam lidhje fare me pasuritë e tij. Kur kam shkuar unë në vitin 2011 i kam gjetur ne atë pallat. Mua s’ më shkon as muhabeti me të.
Vlerësimi profesional për ankesat e 7 dosjeve që i perkasin prokurorisë Diber në vitet 2006-2011. Puna ime e udhëhequr nga parime. Për procedimet e bëra nga ju janë procedime që kam vënë në dijeni edhe Prokurorine e Përgjithshme. Janë studiuar nga Prokuroria e Përgjithshme, Ina Rama për këto dosje. Procedim penal te vitit 2009-2010 ka prokuroria e pergjithshme ka bere nje kontroll për të gjitha dosjet e mia. Inspektimet kanë dalë në perfundim se unë kam bërë një hetim të thellë dhe të drejtë. Jam prokurori i parë që kam hetuar dhe arrestuar 4 inxhinierë.
Në Qarkun e Dibres, unë kam bërë hetime korrekte. Sa i perket ankesave të një qytetari për pasuri marramendëse që unë disponoj, kjo gjë nuk është e vërtet siç e dini kam drejtuar prokurorine e Vlores për 3 vite une jam kërcënuar me sms dhe në adresë të shtëpisë kam konfiskuar dhe pallate 12 katëshe e shumë pasuri të tjera nga mafia dhe kam pasur kërcënime edhe në rrjete sociale dhe nganjë numër celulari tjetër.
Unë falenderoj zotin që jam gjallë për arsye të gjithë atyre procedimeve që kam marrë përsipër. U denoncuan pasuri marramendese të miat por qërezultatet e hetimit të KPK provojmë të kundërtën. Avokati Ardian Leka i gjithë vlerësimi i bërë nga komisioni për vlerat ekonomike kanë dalë në rezultate te ndryshme për shkak të hetimeve të ndryshme“, është shprehur Troçi.
Ramadan Troçi kërkon konfirmimin në detyrë, dhe vendimi do të jepet më 14 nentor në orën 10:00.
Prokurori Troçi e ka nisur karrierën në institucionin e akuzës në vitin 2000 dhe përgjatë një dekade ka punuar si prokuror në Bulqizë dhe në Dibër. Në vitin 2012, ai u transferua në prokurorinë e Tiranës, në vitin 2014 në prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2016 punon si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Prokurori Troçi zotëronte vetëm një makinë me vlerë 300 mijë lekë në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI.
Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Troçi është rritur me 28 herë, duke kapur vlerën e 8.5 milionë lekëve. Të dhënat e siguruara tregojnë se pasuria familjare e prokurorit Troçi përbëhet nga një shtëpi e deklaruar në vlerën 5.4 milionë lekë, likujditete prej 2.1 milionë lekësh në bankë, 900 mijë lekë kursime në cash dhe një automjet me vlerë 300 mijë lekë. Të ardhurat familjare të Troçit kapin vlerën e 25.5 milionë lekëve për periudhën 2003-2017. Rreth 99 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën e tij dhe të familjarëve, ndërkohë që 1 për qind përbëhet nga të ardhurat nga qiraja dhe interesat bankare.
Kujtojmë që Troçi ishte prokurori që firmosi arrestimin për ish guvernatorin Ardian Fullani dhe Shpëtim Gjikën.
(J.D/Faxweb.al)