02:39 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Firmosi i vdekuri prej 5 vitesh, skandalet me ndërtimet në Durrës/ Kush fshihet pas legalizimeve të hoteleve

07:27 | 17/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Firmosi i vdekuri prej 5 vitesh, skandalet me ndërtimet në Durrës/ Kush fshihet pas legalizimeve të hoteleve

Mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion u diskutuan arrestimet për tërmetin e 26 nëntorit.

Gazetarja Klodiana Lala teksa fliste për konstatimet e prokurorit në lidhje me çështjen përmendi disa skandale sipas saj, për pallatin që u shemb pjesërisht (kati i parë ishte bërë lokal).

“E para muret mbajtëse janë zëvendësuar me vetrata xhami”, tha ajo por dhe skandali më i madh sipas saj qëndron te dokumentet e dorëzuara për legalizimin.

“Të gjitha dokumentet që ka dorëzuar për legalizimin, sepse ka marrë edhe 26 metra katrorë hapësirë publike që e ka legalizuar më vonë në favorin e tij, rezulton që në të gjithë këtë pjesë ka dorëzuar dokumente që nuk mbajnë datë, dhe pa asnjë akt nënshkrimi, pra janë dokumenta pa kokë thjeshtë copa letre dhe skandali më i madh që e ka legalizuar. Nuk ka datë nuk mban firmën e investitorit”, tha Lala

Ajo shpjegoi se si ish-drejtori i Aluiznit ka firmosur legalizimin pa pritur përgjigje nga urbanistika.

“I shpallur në kërkim drejtori i Aluiznit, Flamur Gjuzi, në ditën që është bërë legalizimi, po atë ditë po atë datë, po atë moment i është dërguar informacion edhe urbanistikës. Në këtë rast Aluizni do duhet të presë përgjigje. Zoti Gjuzi në moment që ka dërguar shkresën e ka legalizuar” , shtoi Lala.

Për hotel “Mira Mare” në Durrës, që u shemb tërësisht nga tërmeti i 26 Nëntorit ku dhe humbën jetën dy persona, rezulton të jetë ndërtuar pa leje dhe të jetë legalizuar me dokumente të falsifikuara.  Sipas gazetares, ndërtuesi i arrestuar i këtij hoteli, Rruzhdi Xheka ka përdorur një akt-ekspertimi të falsifikuar për të legalizuar këtë objekt. Ky akt-ekspertimi, tha gazetarja Lala, i përket një eksperti që ka ndërruar jetë 5 vite përpara legalizimit të hotel “Mira Mare”.

“Do ta nis fillimisht me pistat e hetimeve ku është ndalur Prokuroria. Janë tre prokurorë të cilët janë duke u marrë me hetimin për të gjitha banesat dhe objektet e shembura. Dhe më pas është një grup prej tre prokurorësh të tjerë të cilët po merret me ato ndërtesa që kanë pësuar dëmtime të rënda, dëmtime të mesme apo dëmtime të lehta. Dua të nis pikërisht nga “Mira Mare”. Aty është arrestuar ndërtuesi i “Mira Mares” Rruzhdi Xheka. Në rrënojat e këtij hoteli për fat të keq humbën jetën dy persona.

Hotel “Mira Mare” jo vetëm që është legalizuar është një ndërtim tërësisht pa leje dhe është legalizuar në kundërshtim me ligjin. Prokuroria e thotë shumë qartë, hotel “Mira Mare” ka filluar të ndërtohet për vite me radhë për të përfunduar dhe për t’u legalizuar në vitin 2018. Problemi është që për legalizimin e këtij objekti, ndërtuesi ka përdorur krahas të tjerave edhe një akt-ekspertimi, që është i domosdoshëm për legalizimin dhe është një akt-ekspertimi tërësisht i falsifikuar, sepse eksperti i cili presupozohet që e ka përpiluar këtë akt, rezulton të ketë ndërruar jetë 5 vite përpara se sa të bëhej legalizimi”, u shpreh gazetarja Klodiana Lala.

Ndërsa gazetari Mentor Kikia tha se arrestimet e kryera janë në nivelin më të ulët dhe kanë prekur ata që nuk kanë ditur për çfarë bëhet fjalë

“Pallatet edhe ata që nuk janë shembur janë për të ikur natën. Arrestimet kanë prekur deri tani nivelin më të ulët të mundshëm as nuk e kanë ditur për çfarë bëhet fjalë.  Tek inspektoret e IKMT, nëse inspektori do ishte një zotëri, po të shikonte ndërhyrjet në strukturë do vinte alarmin. Por IKMT sot është e mbushur me policë, janë shkatërruar institucionet pastaj pallatet.”, tha Kikia.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

E martë me fat apo…? Njihuni me parashikimin e yjeve për sot

Para

‘Të lutem kthehu prapë’, Nora reagon pas deklaratës së Robertit

Para
‘Të lutem kthehu prapë’, Nora reagon pas deklaratës së Robertit

'Të lutem kthehu prapë', Nora reagon pas deklaratës së Robertit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.