Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi:
- Gjon Brahe 57 vjeç , banues në Bizë, Ishëm Durrës.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, më datë 08.12.2017 gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bizë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
- një sasi prej 3.134 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa dhe
- 156 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se sendet e mësipërme të sekuestruara I përkasin shtetasit të arrestuar.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet
283/1 dhe 278/2 të Kodit Penal.