Ish kryeministri i vendit Sali Berisha ne daljen e tij nga Kuvendi i PD-së, pasi u largua nga votimi i statutit, ka komentuar situaten e krijuar teksa fliste Eduard Selami ne kete mbledhje.
“Diskutimet ishin të lira, fishkëllima s’duhet të ketë, e s’duhet të kishte çdo njeri duhet të thotë fjalën e tij na pëlqen s’na pëlqen dhe ky është tipar i debateve demokratike por unë mendoj se sic e dëgjuat vetë pati diskutime me kritika, propozimë, një kontrast shumë i madh midis këtij forumi dhe forumuit të një njeriu halucinant një njeriu që shkelmon cdo ditë të drejtat e atij kontigjenti të ndershëm të socialitëve, ku një pjesë e tyre janë trafikantë të inkrimunaruar deri në palce ndërsa një pjesë e madhe janë të ndershëm e kanë një fatkeqësi të kenë në krye një njeri që nuk njeh asnjë vlerë”, tha Berisha.
Si i komentoni mungesat e Topallit, Patozit, Bregut?
Unë i kam shprehur gjerësisht mendimet e mia për të gjitha problemet. Uroj dhe bëj thirrje që të bashkohen të gjitha kontributet e PD-së në mënyrë që kalbësira që sundon vendin nga 200 metra më tutje të fshihet dhe të qërohet sa më parë nga faqja e pushtetit në Shqipëri. Kam besim se ai i ka kohërat e numëruara.
(M.Q/Faxweb)