Në Bashkinë e Kavajës pati një përmbysje të rezultatit.
Fillimisht Kavaja po udhëhiqej nga socialisti Redian Krali, por me numërin e votave Bashkë Fitojmë kryesi këtë bashki.
Ndonëse janë edhe 32 Qendra Votimi për t’u numëruar, ‘Bashkë Fitojmë’ ka shpallur fitoren.
Në rrugët e Kavajës, kandidati Finsik Qosja ka nisur festën me qytetarët, me një aftmosferë festive me këngë dhe valle.
Sakaq, Krali ka dhënë dorën Ervin Salianjit, ndërsa është përshëndetur edhe me simpatizantë të tij që qëndronin afër ambienteve ku po numërohen votat.
Sapo ka dalë nga qendra e numërimit, ai është takuar me simpatizantët e Partisë Socialiste, të cilit po e prisnin me brohorima dhe ovacione. “Ky ishte vendimi i bashkëqytetarëve, e vlerësoj”, tha Krali, duke u përqafuar me mbështetësit.