Pedagogu Fitim Zekthi është shprehur për “Fax News” se në vendim tonë është shkatërruar shpresa dhe sporti më i mirë popullor është sharja dhe fyerja. Ai shtoi më tej se Shqipëria politikisht qeveriset në mënyrë dramatike.
“Protesta është mjeti me të cilin duhet të japim llogari. Në Shqipëri është kthyer në një sport popullor sharja dhe fyerja. Opozita nuk mund të jetë dot një opozitë londineze kur Shqipëria është një vend i shëmtuar nga pikëpamja demokratike. Të gjithë duan ta shohin opozitën zërin e tyre që t’i përfaqësojë edhe në parlament. Di të them që njerëzit janë përballë një zgjedhje të rëndësishme me këtë qeveri që kanë përballë. Ka një shkatërrim të plotë të shpresës. Vendi ka një jetë parlamentare, ku askush nuk beson se mund të rregullohet diçka.
Shqipëria politikisht qeveriset në mënyrë dramatike. Këtu për gjithçka e ka fajin politika. Protesta e 18 dhjetorit, është një gjë e nevojshme në kushte ekstreme.”, u shpreh Fitim Zekthi.
Në lidhje me shkarkimin e Haki Çakos ai u shpreh se “nuk duhet të ishte fare në detyrë që kur doli skandali i përgjimit. “. Sipas tij ky është një vendim i vonuar. (J.V/Faxweb)