Daniel dhe Fotini, çifti fitues i Big brother 9 kanë nisur jetën e tyre normalisht.
Dhe si çdo çitf tjetër që duhet të përballojnë jetën edhe dyshja fituese ka filluar të gjejë punë.
Ata kishin rënë në qetësi për një farë kohe derisa Fotinia na informoi vetë për një ndryshim në jetën e saj.
Në një foto të publikuar nga vetë ajo shihet një supermarket.
“E dua punën e re,”- shkruan fituesja e BB9.
Ndërkohë nuk dihet ende se çfarë pozicioni mund të ketë saktësisht aty bukuroshja Fotini.
Të pyetur më parë nëse e janë tërhequr vlerën e fituar nga edicioni I 9-të I Big Brother, çifti nuk ka konfirmuar ende asgjë.
(F.M/Faxweb)