Luan Kaloçi, prokuror i Apelit të Tiranës prej vitit 2002, është përballur sot në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Trupa gjykuese që kryen rivlerësimin e prokurorit Kaloçi përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja.
Për Kalocin, KPK ka administruar dosjet nga ILDKPI, DSIK dhe KLD. Në lidhje me pasurinë, ILDKPI ka dalë në përfundimin se deklarimi nuk është i saktë. Ka mungesë të burimeve financiare dhe ka kryer fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.
KPK kreu hetim të thellë vetëm për pasurinë. Në lidhje me hetimin administrativ KPK administroi dosjen e ILDKPI dhe shpjegimet e dhëna nga Kaloci dhe avokati i tij.
Në lidhje me një apartament me 145 m2 në njesinë nr 10 ishte 52 mijë dollarë ndërkohë që sipas deklarimit të Kaloçit në ILDKPI u konstatua se kishte mos përputhje për sa i takon burimit të krijimit.
Në 2003 Kaloci ka deklaruar se ka shitur shtëpinë në Elbasan me 43 milionë lek si dhe marrjes së një kredie me vlere 53 mijë dollarë. Shtëpia në Elbasan në bazë të një kontrate është deklaruar e shitur me vlerën 20 milionë lekë. Ne 2003 apartamenti deklarohet 42 milionë lekë. Në 2005 deklarohet 53 mije euro.
KPK ka deklaruar se ka mosperputhje të deklaratave të pasurisë. Në lidhje me një dyqan të blerë në 2003 deklarohet se është siguruar nga shitja e shtëpisë në Elbasan dhe ndërkohë dyqani rezulton i paregjistruar në hipotekë.
Luan Kaloci sot para vettingut ishte vetë prezent përballë KPK-së, por ka preferuar të mbrohet edhe nga avokati Ardian Visha.
Ndërkohë në vitin 2003 Kaloci ka deklaruar se e ka blerë nga fitimi në llotari sportive dhe hua të marrë nga dy persona. Shuma e fituar në Xhoi Lloto deklrohte se është 5.8 milionë lekë të reja. Por gjithashtu ka një mospërputhje të vlerës së hapsirës së dyqanit. Ne 2003 është deklaruar 5.8 milionë lekë ndërsa në deklaraten e Vetingut deklarohet me vlere 5.2 milionë lekë. Gjithashtu ai nuk ka deklrarur një makine të blerë në 2015 dhe të shitur më pas nga vajza e tij.
(M.Q/Faxweb)