Ditën e sotme është ndarë çmimi “Nobel” për Letërsinë ku në garë ishte dhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare. Por fituesi është shpallur novelisti britanik Kazuo Ishiguro. Ai është vlerësuar nga të gjithë si një romancier brilant dhe jo pak herë në veprat e tij ai shkruante për të shkuarën që duhej harruar.
Ishiguro ka lindur në 1954, në Nagasaki të Japonisë dhe në moshën 5-vjeçare familja e tij ka emigruar në drejtim të Britanisë së Madhe.
Por çfarë ka thënë ai pas marrjes së çmimit?
Për BBC ai ka treguar se nuk është kontaktuar asnjëherë nga komiteti i Nobelit dhe nuk ishte i sigurt nëse ajo çfarë kishte ndodhur, fitorja e çmimit Nobel për Letërsinë, ishte një mashtrim apo ishte e vërtetë.
“Është një nderim madhështor, kryesisht sepse kjo do të thotë që unë jam në gjurmët e autorëve më të mëdhenj që kanë jetuar, kështu që ky është një lavdërim i frikshëm”, u shpreh ai.
Ai tha se shpreson që çmimi Nobel të jetë një forcë që bota të bëhet më e mirë: “Bota është në një moment shumë të pasigurt dhe shpresoj që të gjitha çmimet Nobel të jenë një forcë për diçka pozitive në botë.”.
“Do të jem thellësisht i lumtur nëqoftë se unë në një farë mënyrë do të sillja një lloj klime të re, duke kontribuar në një atmosferë pozitive në një kohë shumë të pasigurt”, shtoi më tej ai. (J.V/Shuplaka)
Tralier i filmit “Let me go”, vepra e Kauzo Ishiguro kthyer në film: