Ndër transferimet më të bujshme dhe më të pabesueshme në futboll është edhe ai i Cristiano Ronaldos nga Manchester United për tek Reali i Madridit.
Më 11 qershor të vitit 2009 Manchester United pranoi ofertën rekord të asaj kohe, 80 mln euro nga Real Madrid për Cristiano Ronaldon. Këtë ditë nuk e ka harruar as Ronaldo.
Por sigurisht që qëndimi për 6-të vite në “Old Traford” para se ti bashkohej “Los Blancos”, ku fitoi “premier League” dhe “Champions League” për Ronaldon është një pjesë mjaft e rëndësishme e historisë së tij. Ai fitoi me Manchesterin gjithçka që kërkon një futbollist, Ligën e Kampionëve, kampionatin anglez, dhe trofeun personal, “Topin e Artë”.
Por pse la Manchester United për real Madrid?
Askush nuk e di arsyen e vërtetë që qëndron pas transferimit të tij në “Bernabeu” në vitin 2009, por Ronaldo këtë e zbuluar tani në një intervistë me ish-shokun e skudrës Rio Ferdinand.
“Mendoja me veten time se duhet të shkoj atje për të treguar nivelin tim, për të treguar se jam një futbollist ndryshe dhe kjo ishte ajo që bëra,” i tha Ronaldo Ferdinand-it në kanalin e “Nike” në Youtube.
“Shkova atje dhe në sezonin e parë arrita të shkëlqeja dhe tani këtë e vërtetoj vit pas viti.”
(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post