Një shtetas shqiptar i identifikuar si Hektor Mahmutaj, 43-vjeç, i dënuar me 25 vite burg në mungesë për vrasjen e një fermeri në Shqipëri, arriti të shfrytëzojë lirinë me kusht për t’u zhdukur.
Mahmutaj vendosi t’i arratiset drejtësisë duke shkuar në Britani i fshehur në një kamion, vend në të cilin ka jetuar përgjatë këtyre viteve duke përdorur 13 emra të ndryshëm.
Ndërsa sipas autoriteteve në shqiptare ky shtetas është i dënuar në vendin tonë në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e Gentjan Jahaj, në korrik të vitit 1997.
Ndërkohë i kapur nga autoritetet britanike, gjatë seancës gjyqsore, një gjykat britanike në tetor të vitit të kaluar, vendosi që ai të ekstradohej në Shqipëri, pavarësisht se kishte një sërë dënimesh edhe në shtetin britanik, ai u lirua me kusht, mirëpo mediat bëjnë me dije se Mahmutaj ka shkelur lirinë me kusht dhe është arratisur.
Një deputet konservator, Philip Davies reagoi menjëherë me kritika ndaj sistemit juridik duke u shprehur se vendimet gjyqsore të dhëna së fundi nga ky sistem tregojnë “në ç’farsë është kthyer sistemi britanik i drejtësisë”.
“Ky zhvillim thjesht po nënvizon se në ç’farsë është kthyer sistemi ynë i drejtësisë dhe sesa perverse apo idiote janë disa vendime gjyqësore. Njerëzit po vihen në rrezik pa shkak për këtë arsye”, tha ai.
Mahmutaj një person i “shumëkërkuar” në listën e Interpolit për veprat penale “vrasje me paramendim” dhe “prodhim e zotërim të armëve luftarake dhe municioneve” kundërshton ekstradimin në Shqipëri, me argumentin se nëse kjo ndodh atij do t’i shkelen të drejtat e njeriut.
Discussion about this post