Mori lajmin e gëzuar si fitues i Lotarisë Amerikane,por shqiptarit i ndodh e papritura. Bëhet fjalë për Çlirim Tupi nga fshati Zabzun i Librazhdit. Tupi mendoj se mashtroi autoritetet amerikane, mirëpo një gjë e tillë ka qenë thjeshtë e përkohëshme pasi pas verifikimeve ka rezultuar se Tupi nuk e kishte kryer arsimin e mesëm.
Në verifikimet e bëra pas intervistimit të Tupit është zbuluar se ky i fundit kishte falsifikuar dëftesën e shkollës dhe se bashkëpunëtor i tij ka qenë drejtori i shkollës ‘Shefqet Doku’ në fshatin Dorëz në Librazhd, Dashnor Hysa.
Një shqiptar i cili ishte shpallur fitues me, do të duhet të përballet me Prokurorinë tani e tutje, pasi ka mashtruar me dokumentacionin e shkollës.
Ky rast ka vënë në lëvizje Prokurorinë e cila ka zbuluar detajet e ngjarjes, ndërsa shtetasi tashmë përballet me akuzën “mashtrim”. Për të njëjtën akuzë, për shkak të mashtrimit të bërë me dokumentacionin e shkollës, është nën hetim edhe drejtori i shkollës Dashnor Hysa.
Mësohet se në diplomën e Tupit shkruhej se ai mësonte me hope dhe sillet shumë mirë. Në prokurori Çlirim Tupi ka treguar se atij i nevojitej një diplomë dhe se kishte takuar një qytetar në Rrugën e Kavajës, të cilit i ka paguar 2 mijë euro për të marrë një vërtetim.
Policia shkencore i tha Prokurorisë se shenjat e vulave në vërtetimin e shkollës së mesme i përkasin vulës së shkollës. Ndërkohë Tupi nuk rezultonte i regjistruar në indeksin e amzës.
Ish-drejtori i shkollës edhe ai i marrë i pandehur ka deklaruar se një i ri kishte shkuar në zyrën e tij dhe i kishte kërkuar një vërtetim notash dhe ai ia kishte dhënë pas një verifikimi në regjistrin e veçantë ku kishte parë që ky shtetas figuronte si nxënës i shkollës së mesme.
Por Prokuroria thotë se ish-drejtori nuk thotë të vërtetën dhe se zyrtari ka shpërdoruar detyrën duke mbajtur vulën jashtë shkollës dhe duke mos i vendosur numri protokolli vërtetimit që më pas është sjellë nga Librazhdi në Tiranë dhe është shitur për dy mijë euro.