Regjisori irakian Asghar Farhadi fitoi çmimin “Oscar” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars 2017”, në Hollyëood.
Por ai nuk ishte i pranishëm aty për të tërhequr çmimin e merituar. Mësohet se Asghar Farhadi kishte dërguar një letër ku shkruante se për shkak të disa çëshjteve politike nuk mund dot të ishte i pranishëm në ceremoni.
Kjo për shkak të vendimit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili ka ndaluar hyrjen në Amerikë të emigrantëve nga shtatë vende, mes tyre Iraku.
“Është një nder i madh të marr këtË çmim. Dua të falënderojë anëtarët e Akademisë, ekipin tim në Iran, prodhuesi e mi dhe kandidatët, shokët e mi në kategorinë e filmit të huaj. Më vjen keq unë nuk jam me ju sonte. Mungesa ime është nga respekti për njerëzit e vendit tim dhe ato të gjashtë vendeve të tjera që nuk i kanë respektuar nga ligji çnjerëzor që ndalon hyrjen e emigrantëve në SHBA.”, shkruante ai në letër. (XH.A/SHUPLAKA)