Fredi Beleri do të dalë përpara Gjykatës së Posacme ditëm e hënë në orën 13:00 për vlerësimin e masës së sigurisë edhe nga kjo gjykatë pasi Vlora shpalli moskompetencë.
Gjyqtare që do shqyrtojë kërkesën e masës së sigurisë është Atalanta Zeqiri, ndërsa SPAK, do të përfaqësohet nga Dorina Bejko.
Referuar hetimeve prokuroria e Vlorës, e mbështeti kërkesën e saj për caktimin e masës “arrest në burg” pa afat në vëzhgime dhe përgjime të nisura që në 8 Maj, të cilat ia dorëzoi gjykatës. Bashkë me Belerin në pranga u vu edhe Pandeli Kokaveshi, si bashkëpunëtor në tentativën për të blerë vota.
Edhe ky i fundit do dalë përpara gjykatës së posaçme gjatë ditës së hënë. Hetimet nisën pas një referimi të marrë në rrugë operative se shtabi elektoral i Belerit ishte përfshirë në shit-blerje të votave për zgjedhjet e 14 Majit.
Hetuesit përdorën një person të infiltruar për të provuar dyshimet dhe rezultoi se pas bisedës së bërë nga ky shtetas me Belerin, u vendos që për 13 persona, do të paguheshin nga 5 mijë lekë secili per të dhënën votën. Shuma e parave prej 40 mijë lekësh i është dhënë personit të infiltruar në ambientet e tualetit të lokalit ku u bë takimi.