Kanë përfunduar tre takimet e para të javës së 16-të të Superilgës Shqiptare. Kukësi është ndalur në shtëpi nga Korabi me rezultatin 1-1. Dibranët shënuan të parët me anë të Gavazaj duke mbyllur pjesën e parë 1-0. Verilindorët i kundërpërgjijen në pjesën e dytë me Lushtakun i cili barazon shifrat duke shënuar një supergol.
Në dy takimet e tjera në Laç dhe Gjirokastër, vendasit kanë regjistruar fitore minimale 1-0 ndaj Vllaznisë dhe Teutës.
Për Luftëtarin realizoi talenti Dejvi Bregu ndërsa për kurbinasit ka menduar Akuino, i cili është kthyer në një lojtar tepër i rëndësishëm për skuadrën.
Korabi dhe Kukësi ndajnë nga një pikë pas barazimit të marrë në “Zeqir Ymeri”. Dibranët shkojnë në kuotën e 8 pikëve por vazhdojnë qëndrimin të fundit në tabelë, ndërsa Kukësi më 32 pikë në të parin.
Laçi pozicionohet i 7-ti më 14 pikë, Vllaznia mbetet e 6-ta më 19 pikë. Ndërkohë Luftëtari i 5-ti më 21 pikë, 2 më shumë se shkodranët dhe Teuta pozicionohet e parafundit në tabelë më 12 pikë, një më pak se Flamurtari i vendit të 8-të.
Korabi – Kukësi 1-1
Golat: Gavazaj 45′ / Lushtaku 47′
Formacionet zyrtare
Korabi: Spahija, Prifti, Prençi, Sheta, Çela, A. Peposhi, Dukiç, Kaja, Zefi, Zguro, Plaku
Trajner: Gerd Haxhiu
Kukësi: Koliçi, Pashaj, Alla, Memini, Imami, Dvornekoviç, Musolli, Karioka, Lushtaku, Emini, Pejiç
Trajner: Ernest Gjoka
Gjyqtar: Juxhin Xhaja
Luftëtari-Teuta 1-0
Golat:Dejvi Bregu 69′
Luftëtari: Ruçi, Rapo, Beqiri, Bojom, Mersini, Shehu, Satonjo, Ramadani, Bregu, Abazaj, Rexhinaldo
Trajner: Mladen Milinkoviç
Teuta: Moçka, Hodo, R. Hoxha, Shkalla, Kotobelli, Çyrbja, Hila, Dita, Gripshi, Magani, Bangal
Trajner: Gugash Magani
Gjyqtar: Eldorado Hamitaj
Laçi 1 – 0 Vllaznia
Golat: Akuino 43′
Vllaznia luan me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të mbrojtësit Cicmil.
Laçi : Selmani; Lipi, Qaqi, Gjoni, Shala; Lulaj Musaj; Abraham, Lushkja, Çelhaka; Akuino.
Trajner: Ramadan Ndreu
Vllaznia: Agoviç; Pjeshka, Cicmil, Bicaj, Vrapi; Krymi, Bardulla, Tafili; Vecaj, Shtubina, Pepa.
Trajner: Armando Cungu
Gjyqtar: Klajdi Kola