Kryeministri Edi Rama ashtu siç hyri i pari në selinë e Presidencës, sërisht i pari pari doli pas përfundimit të negociatave me kreun e opozitës Lulzim Basha.
Pasi lajmëroi se nuk u arrit asnjë marrëveshje mes palëve, Rama u shpreh i palëkundur që zgjedhjet do të zhvillohen më 18 qershor, pavarësisht pjesëmarrjes apo jot ë opozitës.
Rama tha se do të fitonte këto zgjedhje, madje me një fitore të thellë dhe kjo do t’i shijonte shumë.
“Fitoret janë fitore, ato shijojnë gjithmonë, është PD apo jo s’është vendim që e marr unë, apo ju, po PD.
Unë do e takoj sërish, zgjedhjet do bëhen me 18 qershor dhe ne do vazhdojmë punën për të fituar zgjedhjet.
Unë thjesht po shpjegoj qëndrimin tim, unë thashë kjo është oferta, më shumë se kaq nga ana jonë për marrëveshje nuk do të ketë. Të tjerat zoti Basha mund t’i thotë në çadër. Unë kam kohë që nuk e pres, por në çdo moment që kërkon të flasë unë do ta pres, jeta vazhdon!’, tha Rama. (D.D/Shuplaka)