Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë me udhëheqjen e Albin Kurtit ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale të zërave të opinionit publik
Ish drejtoresha e Burgjeve Xhoi Jakaj, në një shkrim në rrjetet sociale ka folur për idenë që “se për shkak të fitores së Albinit do të ndodhë ndryshimi ato që kanë udhëhequr prej 30 vitesh një ditë do i shemb një levizje e re.
Jakaj shkruan se të gjitha lëvizjet e reja që filluan në vendin tonë për të bërë ndryshimin janë shuar. Kjo pasi sipas saj liderët e rinj sa dalin i bashkohen menjëherë kolltuqeve të një krahu apo një tjetri duke e braktisur kauzën fare.
Postimi i plotë
Lexoj shpesh që në Shqipëri edhe për shkak te fitores se Albin Kurtit, do ndodh ndryshim dhe të vjetrit qe kanë udhëhequr prej 3O vitesh një ditë do i shemb një levizje e re!
Në tërësi levizjet e mëdha që filluan per të bërë ndryshimin u shitën ose deshtuan.
Mjafti dikur i kthyer ne G. 99 ju bashkua pushtetit,
Kreshnik Spahiu e braktisi fare levizjen e tij per flamur dhe atdhe e tani del ne skype te Open ne topchenel dhe flet per gjithcka, ndërkohe vetë ai asgje nuk beri ?!
Ben Blushi që ngjalli para dy vitesh pak shprese u rehatua në Top dhe e beri top leckash Partinë Libera,
Po lind nje lëvizje e re këto kohë,por edhe ajo ka të ngjare të perfundoje në asgjë ,e ndaj vetiu ky popull është skeptik, dhe shpresat i ka po te idealizmat e dikurshëm dhe nuk gjen veten në asnje Re….ndryshimi,
Asnjere nuk ka faj masa, çdo masë ka nevojë per lider….
Liderat e rinj në Shqiperi edhe nëse dalin, i bashkohen kolltuqeve të nje krahu apo një tjetri Politik, ose e braktisin fare kauzen e tyre!
Ky vend kërkon një lider që nuk bën pakt me djajtë, një lider për mbarë masën e gjerë, që nuk ka frikë dhe as etje për t’u pasuruar në kurriz të masës, deri atehere çdo levizje do jetë e pashprese për njeriun e thjeshtë, njeriun e vuajtur, njeriun e punës së ndershme.