Chelsea e mbyll vitin 2016 si kryesues i Premier League pasi mposhti Stoke City-n në “Stamford Bridge” me rezultatin 4-2.
Golat për “Blutë” e Londrës u shënuan nga Cahill, Willian (dopietë) dhe Diego Costa, ndërsa për miqtë shënuan Indi dhe Crouch.
Pas fitores së 13-të rradhazi, Chelsea mban vendin e parë me 49 pikë, 9 më shumë se sa Liverpool në vendin e dytë që më vonë luan kundër Manchester Citytnë ora 18:30. (A.R/SHUPLAKA)