22:27 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fitorja e Dukës, deputeti i PD-së: Fino nuk ka pse çuditet që humbi sot

19:26 | 07/02/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
U mund nga Duka, Fino: Procesi i parregullt, do ta çoj në Gjykatë!

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook për zgjedhjen e Armando Dukës, në krye të FSHF-së. 

“E kam ditur se do të fitonte Armando Duka, që ditën e parë kur u hap gara për FSHF-në, por nuk desha ta flas dhe bëra mirë. 
Jo se jam profet, as se e njoh me mirë se të tjerët botën e futbollit shqiptar. Por se e di ndoshta pak më mirë se të tjerët që në Shqipëri nuk ka institucione, por vetëm kompani të mëdha apo të vogla biznezi. 
Duke filluar nga qeveria, opozita, partitë politike, universitetet, akademitë, media, shoqatat dhe padyshim edhe Federata e Futbollit nuk ka pse bën përjashtim.”

Sipas ish-deputetit, Bashkim Fino nuk ka psë çuditet fare se pse humbi sot. PSE NUK DUHET TË ÇUDITET BASHKIM FINO…

E kam ditur se do të fitonte Armando Duka, që ditën e parë kur u hap gara për FSHF-në, por nuk desha ta flas dhe bëra mirë. 
Jo se jam profet, as se e njoh me mirë se të tjerët botën e futbollit shqiptar. Por se e di ndoshta pak më mirë se të tjerët që në Shqipëri nuk ka institucione, por vetëm kompani të mëdha apo të vogla biznezi. 
Duke filluar nga qeveria, opozita, partitë politike, universitetet, akademitë, media, shoqatat dhe padyshim edhe Federata e Futbollit nuk ka pse bën përjashtim.
Dhe si të tilla ato funksionojnë pak a shumë përmes ligjësive të ngjashme. Ku pronari apo aksioneri kryesor ka vetëm dy mundësi që të largohet, ose të lodhet e të ikë vetë, ose, larg qoftë, të vdesë.
Ndaj edhe Bashkim Fino, më shumë se kushdo tjetër, nuk duhet të çuditet sot pse humbi. Sepse, një gjë që nuk e kërkon në partinë apo qeverinë e vet, nuk ka si ta gjejë tek “shtëpia” e tjetrit. 
Edhe Armando Duka, i cili sot po akuzohet si uzurpator e plot etiketime të tjera, nuk ka asnjë arsye për të qenë shenjt, sa kohë që sheh se çfarë bëhet rrotull tij. Duke filluar nga më të mëdhenjtë e vendit, i pari fare, që nuk bën zgjedhje fare në partinë e vet, ndërsa i dyti, që vjedh edhe votat e shtëpisë së tij.
Sepse në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje, por vetëm votime, dhe sa kohë që kjo flamë do të vazhdojë, këtu nuk do të ketë institucione, por vetëm kompani private me një pronar të vetëm. 
Kjo vlen për zgjedhjet politike dhe për zgjedhjet lokale, për ato të partive, por edhe ato në Akademi, universitete dhe shoqata, madje edhe për administratorin e pallatit, po u bë me votim.
Ndaj edhe do i ftoja modestisht të gjithë kritikët e Armando Dukës, që nëse e kanë seriozisht betejën e tyre dhe në shërbim të publikut, të mos harxhojnë kaq shumë energji me Federatën Shqiptare të Futbollit, por t’i drejtojnë prozhektorët e tyre aty ku janë rrënjët e së keqes. 
Tek politika, si biznesi më fitimprurës dhe pastaj sigurisht ka vend edhe për federata, shoqata e kështu me radhë…

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: armand dukaAstrit PatoziBashkim Fino
Pas

“Pjesa më banale”, Agron Llakaj nuk kursehet ndaj Eni Çobanit

Para

U akuzua për plagjiaturë, Sanremo merr vendimin për këngën e Ermal Metës

Para
U akuzua për plagjiaturë, Sanremo merr vendimin për këngën e Ermal Metës

U akuzua për plagjiaturë, Sanremo merr vendimin për këngën e Ermal Metës

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.