Pas fitores së thellë ndaj Shqipërisë, ku kuqezinjtë nuk treguan asgjë në fushë, futbollisti I Kosovës Herolind Shala përmes një postimi në ‘Facebook’ u është përgjigjur delaratave të atyre që thanë se Shqipëria do të fitonte lehtë ndaj Kosovës.
Shala thotë se ata flasin në fushë, dhe nga Kosova priten gjëra të mëdha.
Na nënçmuat? Në rregull ne flasim vetëm në fushë, ne jemi KOSOVA dhe pritni gjëra të mëdha në të ardhmen. Faleminderit bashkatdhetarë për përkrahjen e madhe. Të dua vendlindja ime!”, – ka shkruar ai.
(B.H/Faxweb)