Financieri miliarder i majtë George Sorros ka humbur pothuajse 1 miliardë dollarë, për shkak të fitores së befasishme të Donald Trump-it, në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.
Lajmi u bë i ditur nga gazetarët e “Wall Street Journal” Gregory Zuckerman dhe Juliet Chung.
“Miliraderi i investimeve te fondeve George Soros humbi pothuajse 1 miliardë dollarë si rezultat i një periudhe të ngritjes së vazhdueshme të tregut të bursës të cytur nga fitorja e befasishme e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por Stanley Druckenmiller, ish-zëvendësi i Soros, i cili e ndihmojë atë të shënonte 1 miliardë dollarë fitime kundrejt sterlinës britanike në vitin 1992, i parapriu ngritjes së fundme të tregut të bursës dhe bëri fitime të mëdha, sipas njerëzve që janë në brendësi të kësaj çështjeje.
Investimet në krah të kundërt të të dy këtyre investitorëve janë një kujtesë e fuqishme për sfidat, me të cilat janë përballur edhe investitorë të mirënjohur, pas fitores së befasishme të Trump…
Soros tregoi kujdes ndaj tregut të bursës ndërsa hyri muaji nëntor dhe u bë më i stepur menjëherë pas zgjedhjes së Trump, sipas personave që janë në brendësi të kësaj çështjeje. Ndërkaq, qëndrimi i Soros doli se ishte një gabim, pasi tregu i bursës shënoi një periudhë ngritjeje, sipas pritshmërive se politikat e Trump do të rrisnin fitimet e korporatave dhe ekonominë e përgjithshme”, shkruhet në artikullin e tyre.
Sipas mediave amerikane, George Soros dhe Donald Trump janë armiq të përbetuar. Para zgjedhjeve të nëntorit, miliarderi me orgjinë nga Hungaria ka deklaruar se nëse do t’i duhet të bëhet i varfër për të rrëzuar Trump do ta bënte këtë. Mesa duket njëra pjesë e betimit po realizohet, por rrëzimi i Trump duket më i vështirë se kurrë. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post