Fitorja e Zvicrës kundra Serbisë u festua nga shumë shqiptarë anë e mbanë botës, të cilët u gëzuan faktit se shqiptarët triumfuan për skuadrën zviceriane. Reagime të shumta ka pasur edhe në rrjete sociale në mbështetje të futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Një ndër tifozët e Zvicrës ishte dhe këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun Loredana. Ajo ka reaguar duke postuar në instagram një foto të sajën e mbuluar me flamurin Shqiptar duke treguar gishtin e mesit dhe një tjetër foto të lojtarëve shqiptar, Xhaka e Shaqiri.
Loredana ka shkruar mbi foto “Kurrë mos u ngatërroni me shqiptarët” duke e shoqëruar me emoji të flamurit Shqiptar e Zvicerian bashkë me një shqiponjë.
Discussion about this post