13:09 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Fitorja juaj, inkurajuese për Shqipërinë”, Nishani uron Macron

11:25 | 08/05/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nishani dekoron “RD” me “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”: Vrau frikën e diktaturës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka uruar Presidentin e ri të Francës, Emmanuel Macron. Në mesazhin e tij të urimit, ai i uron sukses në përmbushjen e agjendës duke shprehur sigurinë se fitorja e Macron është inkurajuese për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Më tej, Kreu i Lartë i Shtetit shkruan se është i bindur që vëmendja e Francës dhe BE-së ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë do vazhdojë që të jetë domethënëse.

Mesazhi i urimit të Nishanit:

“I nderuar Zoti President,

Ju uroj përzemërsisht për fitoren në zgjedhjet e djeshme presidenciale, si dhe shumë suksese në përmbushjen e agjendës dhe angazhimeve të ardhshme në postin e Presidentit të Republikës franceze.

Mbështetja e popullit francez për Ju ishte një mbështetje e qartë, jo vetëm për vizionin tuaj për një Francë më të zhvilluar, por edhe për garancinë e vijimit të qëndrueshëm të projektit më madhor evropian të pas Luftës së Dytë Botërore, atij të Bashkimit Evropian.

Ju siguroj se, fitorja juaj është inkurajuese edhe për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat e kanë orientuar të ardhmen e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Shpreh besimin se, gjatë mandatit tuaj presidencial, vëmendja dhe mbështetja e Francës dhe Bashkimit Evropian ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor do të vijojë të jetë më shumë domethënëse.

Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen që Franca i ka dhënë Shqipërisë e shqiptarëve ndër dekada, si dhe besimin se, gjatë mandatit tuaj presidencial, marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona do të zhvillohen e forcohen edhe më shumë.

Ju lutem pranoni Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime me të lartë.

 

Etiketa: Bujar NishaniEmmanuel MacronUrim
Pas

Zaev: “Ivanov të mbështesë qeverinë e re”, zbulon për çfarë do të angazhohet

Para

”Erdhën talionët përsëri. Shyqyr që na monitoroni”, Vezaj ironizon takimin e Çakos me përfaqësues të Guardia di Finanza-s

Para
Denoncon gazetari: Kush i kaloi në port kamionët mbushur me drogë? Policët morën urdhër të mos afroheshin?

''Erdhën talionët përsëri. Shyqyr që na monitoroni'', Vezaj ironizon takimin e Çakos me përfaqësues të Guardia di Finanza-s

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të vendosur nga gjykata!

LAJM I FUNDIT/ KAS vendos hapjen e të gjitha kutive të qarkut Fier

Berisha: Shqipëria, toka e kokainës,Narkoshteti është realitet i pakundërshtueshëm

Kuqezinjtë mbërrijnë në Letoni! Nesër luhet ndeshja, kombëtarja jonë duhet të marrë vetëm fitore

Berisha: “Farsa nuk njihet kurrë! Këto fakte delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet”

Farsa elektorale/Berisha publikon video: Momenti kriminal i ndarjes së parave për vota në Tiranë

Akuza për përdhunim dhe ngacmim seksual në Borsh ndaj të rejave, dy persona nën hetim

Sherr për pronën në Himarë, dhunuan 68-vjeçarin, procedohen autorët

Mbanin kokainë/ Goditet grupi në Lezhë, procedohen gjashtë persona

Spiropali: “Bullgaria, mbështetje e palëkundur për integrimin europian të Shqipërisë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.