04:40 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Fitorja në Arizona i vendos demokratët një vend larg kontrollit të Senatit

20:02 | 12/11/2022
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fitorja në Arizona i vendos demokratët një vend larg kontrollit të Senatit

Senatori demokrat Mark Kelly fitoi rizgjedhjen të premten në shtetin vendimtar të Arizonës, duke mundur republikanin Blake Masters, duke bërë kështu që partia e tij të jetë vetëm një vend larg marrjes së kontrollit të Senatit për dy vitet e ardhshme të mandatit të presidentit Joe Biden.

Me votën e nënpresidentes Kamala Harris, demokratët mund të ruajnë kontrollin e Senatit duke fituar ose garën në Nevada, e cila nuk është përcaktuar ende, ose balotazhin e muajit të ardhshëm në Xhorxhia. Me fitoren e demokratëve në Arizona, republikanëve tani u duhet të fitojnë të dyja garat e mbetura për të marrë shumicën.

Rezultati i Arizonës është një tregues i forcimit të pozitave të demokratëve në një shtet dikur mbizotërohej bindshëm nga republikanët.

Edhe gara për postin e guvernatorit mes demokrates Katie Hobbs dhe republikanes Kari Lake nuk është përcaktuar.

 

Zoti Kelly, një ish-astronaut i NASA-s është i martuar me ish-anëtaren e Dhomës së Përfaqësuesve Gabby Giffords, e cila frymëzoi vendin kur u rimëkëmb pasi u plagos në kokë nga një sulm me armë zjarri në një atentat në vitin 2011 ku gjetën vdekjen gjashtë persona dhe u plagosën 13. Zoti Kelly dhe zonja Giffords bashkë-themeluan një organizatë për sigurinë e armëve.

 

“Ka qenë një nga nderet e mëdha të jetës sime të shërbeja si Senator i Arizonës,” tha zoti Kelly në një deklaratë. “Jam i përulur nga besimi që tregoi shteti ynë ndaj meje për të vazhduar këtë punë.”

Fitorja e zotit Kelly në zgjedhjet e posaçme të 2020-ës, që u mbajtën pas vdekjes së senatorit republikan John McCain u dha demokratëve të dy vendet e Arizonës në Senat për herë të parë në 70 vjet. Kthesa ishte rezultat i ndryshimeve demografike dhe pakënaqësive ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Fushata e demokratit Kelly u përqendrua kryesisht në mbështetjen e tij për të drejtat e abortit, mbrojtjen e Sigurimeve Shoqërore, uljen e çmimeve të barnave dhe sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm me ujë në mes të një thatësire shkaktuar nga rënia e nivelit të ujit në lumin e Kolorados.

Ndërsa mbështetja për presidentin Biden binte zoti Kelly u distancua prej tij, veçanërisht në lidhje me sigurinë kufitare, dhe nuk e vuri shumë thekson tek përkatësia e tij demokrate mes ankthit për gjendjen e ekonomisë.

Zoti Masters në fushatën e tij, bëri thirrje për privatizimin e Sigurimeve Shoqërore, mbajti një qëndrim të ashpër kundër abortit dhe ngulmoi tek një teori raciste e përqafuar nga nacionalistët e bardhë sipas së cilës demokratët po kërkojnë të përdorin imigracionin për të zëvendësuar të bardhët në Amerikë.

Ai fitoi mbështetjen e zotit Trump duke mbështetur pretendimimin pa baza të ish-presidentit se ai kishte fituar në zgjedhjet e vitit 2020, por nën presion gjatë një debati muajin e kaluar, ai pranoi se nuk kishte parë prova që zgjedhjet ishin manipuluar. Ai më pas iu rikthye edhe më me forcë pretendimit të rremë për fitoren e zotit Trump.

Pas

VIDEO/ E tërheqin zvarrë nga shkallët e kryeministrisë, momenti kur policia shoqëron të riun

Para

“Rrezikojmë zhdukjen”, gazetarja “skanon” protestën e opozitës: Është urgjente që sistemi dhe qeveria të ndryshohen

Para
“Rrezikojmë zhdukjen”, gazetarja “skanon” protestën e opozitës: Është urgjente që sistemi dhe qeveria të ndryshohen

"Rrezikojmë zhdukjen", gazetarja "skanon" protestën e opozitës: Është urgjente që sistemi dhe qeveria të ndryshohen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.