20:48 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Fituan 3 me 0 me Sevillan, notat për secilin lojtar të Realit

09:09 | 05/01/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Real Madrid “fshin” Sevillan për 45 minuta (VIDEO)

Skuadra e Realit fitoi mbrëmë 3 me 0 ndeshjen kundër Sevillas dhe në ntotal skuadra ka zhvilluar një ndeshje të mirë. Më poshtë gjeni listën me notat për secilin prej lojtarëve. 

Casilla – 7,5
Kishte pak për të bërë në kuadër të 90 minutave, por bëri disa pritje vendimtare për të mbajtur portën e paprekur. Dalje të shkëlqyera dhe pozicionim fantastik në portë. 

Nacho – 7,5
I pakalueshëm në mbrojtje teksa iu përgjigj në mënyrë perfekte ritmit të Correras. Pozicionim i shkëlqyer në mbrojtje dhe gjithmonë gati për të intervenuar. 

Varane – 7,5 
Një performancë solide nga Francezi i cili bëri disa intervenime të mira prapa, dukej mirë me topin në këmbë dhe arriti të shënoje golin e dytë për skuadrën pas një krosimi perfekt në zonë. 

Carvajal – 7,5
Anësori Spanjoll tregoi një maturi të lartë në aspektin taktik dhe me shumë diciplinë prapa ndaloi rrezikun Vitolo. Kontriboi edhe në sulmet e skuadrës me daljet e tij përpara.

Marcelo – 8
Një performancë tipike nga Braziliani që shijoi një liri të madhe në anën e majtë, ishte gjithmonë i rrezikshëm me lëvizjet e tij dhe krijoi shumë hapsira për Asension.  

Modric – 8,5
Diktoi në mënyrë perfekte lojën nga mesfusha me shkathtësitë dhe lëvizjet e tij impresionuese si dhe etikën e punës duke u ndërlidhur shumë mirë me Carvajal dhe James në krahë. 

Casemiro – 7,5
Kontriboi në presionin e skuadrës dhe ishte më meritori për krijimin e golit të parë pas një vjedhje topi ndaj N’Zonzit në mesfushë. Vijoi me një performancë solide përpara mbrojtjes me disa intervenime të shkëlqyera ndaj kundërshtarëve.

Kroos – 7
Ndoshta jo dhe aq i disponuar për lojë sa bashkëlojtarët e tij. Gjermani zhvilloi një lojë të sigurtë në mesfushë me pasime të sakta dhe të shpejta, pa mos ndërmarrë ndonjë rrezik apo iniciativë për krijimin e sulmeve për skuadrën.

Asensio – 8
Shijoi një liri të jashtëzakonshme në krahun e majtë falë edhe lëvizjes konstante të Marcelos dhe Moratas. Një rrezik i vazhdueshëm për mbrojtësit e Sevillas që e kishin të vështirë të ndalnin shpejtësinë dhe ritmin e Spanjollit. 

James – 8,5
Dy goditje perfekte për të vrarë Sevillan, një nga jashtë zone dhe tjetra nga pika e bardhë e 11 metërshit. Bëri presion të vazhdueshëm ndaj mbrojtësve kundërshtarë dhe ndihmoi skuadrën në posedimin e topit, pa mos u kursyer aspak edhe me vrapime të panumërta prapa për të mbuluar hapsirat e bashkëlojtarëve. 

Morata – 7,5
Gjithmonë në lëvizje dhe një rrezik konstant për mbrojtësit kundërshtarë. Kontriboi në krijimin e hapsirave për bashkëlojtarët në sulm dhe ndihmoi në presionin si dhe rifitmin e posedimit të topit për skuadrën. 

ZËVENDËSUESIT:

Isco – 7
Kontroll i shkëlqyer i topit dhe disa prekje të mira përpara. 

Danilo – 7
Lëvizje impresionuese nga Braziliani që u gjet në një pozitë të favorshme përpara në minutat e fundit të takimit. 

Mariano – 7
Zëvendësoi Moratan për të shtuar më tepër energji dhe pothuajse shënoi me një prekje të lehtë të topit në zonën e portierit. 

  (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: notat per lojtaretReal Madridsport
Pas

Zbulohet se çfarë i bënë Ronaldos para botërorit të 1998-ës. Tentuan ta vrisinin, e gjetën përdhe me shkumë në gojë

Para

Seldi e harron vajzën e Milaim Zekës, kjo është e dashura e tij e re (FOTO)

Para
Seldi e harron vajzën e Milaim Zekës, kjo është e dashura e tij  e re (FOTO)

Seldi e harron vajzën e Milaim Zekës, kjo është e dashura e tij e re (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Orban: Zgjidhja e krizës në Ukrainë kërkon takim Putin-Trump

Trump shpall tarifa të reja ndaj 7 vendeve partnere, përfshi Filipinet dhe Moldavinë

37 tërmete brenda disa orëve në Guatemalë shkaktojnë viktima, dëme, evakuime dhe rrëshqitje dheu

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një deklaratë të fuqishme nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Marco Rubio

Theth/Në kuadër të operacionit për zbatimin e ligjshmërisë në zonat e mbrojtura, është realizuar prishja e një objekti dykatësh

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Tragjedi në Kursk: Humb jetën një djalë 5-vjeçar pas sulmit me dron

Greqia pezullon shqyrtimin e kërkesave për azil nga Afrika e Veriut për tre muaj

Zjarr në shinat e trenit Romë-Nettuno shkakton evakuim dhe vonesa

Tragjedia në Shkopet: Renis Dobra, 23 vjeç, u ekzekutua pas ndalimit të dhunshëm nga persona të maskuar si policë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.