23:21 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

FJALA DHE KUPTIMI QË DUA!

13:08 | 07/12/2016
në Te Gjitha
0
FJALA DHE KUPTIMI QË DUA!

Nga Holta Heba

Fjala, mjeti që ka ndihmuar dhe ndihmon njeriun të zhvillohet. Për sa i përket rëndësisë së kuptimit që ajo mbart, mjafton të përmendim shprehjen: “Fjala kocka s’ka dhe kocka thyhen”.  Fjala bëhet pjesë simbolike e formimit të njeriut, por dhe gjen kuptimin e duhur në varësi të kontekstit në të cilin ndodhemi. Një fjalë e vetme e artikuluar në disa sekonda mund të  shprehë ndjenjat, prejardhjen dhe formimin e një individi që janë mbrujtur për vite me radhë.

Mjafton një intonacion më i fortë apo më i butë, mjafton një situatë e nderë apo e vrullshme, mjafton një gjendje emocionale e rënduar apo e lehtësuar, dhe fjala “Të dua” merr kuptim të tjetërsuar në momente dhe vende të ndryshme. Nuk është e njëjta gjë kur jemi mes miqsh dhe mikeshës së zemrës, e cila sapo të ka dhuruar një dhuratë, i thua “të dua”. Nuk është e njëjta gjë kur përkëdhel fëmijën dhe i thua çdo sekondë “të dua”. Po ashtu nuk është e njëjta gjë kur i thua njeriut të zemrës “të dua”… Sa shumë kuptime ka një fjalë! Dikush e ka shumë të thjeshtë të shprehë ndjenjën e dashurisë, ndërsa të tjerë hasin vështirësi ta shkruajnë apo shqiptojnë. Dikush i jep fjalës rëndësinë e duhur dhe dikush e përdor ashtu kot sa për të kaluar radhën.  Jo më kot të gjithë e dimë se ka të dashur e të dashur si dhe jo të gjithë dinë të duan dhe duhen njësoj.

Në kuptimin që duam t’i japim fjalës, një rëndësi të madhe zë dhe vetë bashkëbiseduesi që kemi përballë. Nuk është e njëjta gjë kur i themi “mirëmëngjes’ koleges së punës që duam dhe gëzojmë respekt, me mirëmëngjesin që i japim koleges që nuk e durojmë dot, por jemi të detyruar ta përshëndesim, pasi nuk kemi zgjidhje tjetër.

Dashuria në kultura të ndryshme shprehet në forma të ndryshme, ndaj ne kemi arritur në përkufizime se dikë ose diçka e do sipas mënyrës individuale. Në zhargonin e përditshëm popullor shpesh dëgjojmë se dëshira e madhe për të pasur dikë pranë shprehet me foljen “ha”. Për shembull, kur dikush për të treguar sa shumë e do të dashurën përdor shprehjen “të hëngsha zemrën”. Kur dikush do të tregojë se sa shumë i pëlqejnë sytë e vajzës përdor shprehjen “të hëngsha syrin”. Kaq e madhe është kjo dëshira dhe dashuria sa që kalon në uri. Po të mendojmë se sa e lebetitshme është për të huajin e një kulture tjetër, i cili kur e dëgjon për herë të parë mendon se vuajmë nga pangrënia dhe prandaj e përdorim këtë shprehje në zhargon ose kemi prirje kanibalësh. Vetëm ideja se organet e trupit bëhen të ngrënshme, për të treguar dashurinë dhe dëshirën për dikë, bëhet e pakuptimtë për një të huaj të kulturës tjetër.

Sikurse momenti kur krahasojmë diçka të bukur me lloje frutash. Në folklorin e shqipes, ekzistojnë shumë këngë, ku buzët e vajzës janë si qershi, syri si ulli, faqekuq si mollë etj.

Siç është dashuria e nënës për fëmijën në zhargonin popullor mund të shkaktojë keqkuptime te një i huaj. Shprehja “ vdektë nëna sa i zgjuar që je”. Në përkthimin fjalë për fjalë të kësaj shprehje, i huaji do të habitej për vetë faktin se nëna s’ka pse të vdesë nëse ka një fëmijë të zgjuar. Largqoftë nëse do të ndodhte një gjë e tillë, madje lum si nëna që ka një të zgjuar në shtëpi.

Kuptimi i fjalës së shoqëruar edhe me veprime bëhet edhe më i perceptueshëm për individin që kërkon të kuptojë atë që vërtet kemi ndërmend të shprehim. Gjithsesi, kjo është një mënyrë e të shprehurit të dashurisë dhe dëshirës në kulturën tonë dhe jo rrallëherë e ndeshim në të folurën e përditshme. Fjalës i japim kuptimin dhe intonacionin që duam në varësi të asaj që jemi dhe asaj që dëshirojmë të shprehim.

Etiketa: Blogfjalaholta heba
Pas

Stresi surprizon në mesnatë “botën e tij” (VIDEO)

Para

Erdhën festat! Tiranës i bashkohen dhe disa skulptura plot drita

Para

Erdhën festat! Tiranës i bashkohen dhe disa skulptura plot drita

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.