06:37 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fjala e Flamur Nokës ndez turmën, zbulohet skenari i opozitës: Synohet që të…

11:50 | 16/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fjala e Flamur Nokës ndez turmën, zbulohet skenari i opozitës: Synohet që të…

Ka mjaftuar fjala e ish-deputetit Flamur Noka që protesta e opozitës përpara kryeministrisë të marrë një tjetër rrjedhë. Qytetarët po marshojnë rreth e qark kryeministrisë, dhe po synohet që të bëhet i mundur rrethimi i godinës.

Fjala e Nokes:

Të tregojmë se dimë të protestojmë. Të ju tregojmë se përfaqësojmë vlerat tuaja, vlerat e qytetrimit. Ne do të marshojmë, kjo protest do të jetë marshim.
Përshëndetje vëllezër dhe motra. Qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Kjo është protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë historia. Kjo është shenjë e revoltës më të madhe popullore ndaj një regjimi. Rama ik!!
Rama ik, se nuk përballon revoltën e popullit ndaj teje dhe bandës tënde.
Ne sot po bëjmë një muaj nga dita kur ju qytetarët e Shqipërisë, populli shqiptar, vendosi të shkruajë historinë e vet. Është dita kur këto zyra, ky kryebandit që është i strehuar aty mori një mesazh. Dhe mesazhi çdo ditë e më shumë kumbon “Rama ik, Rama ik”.
Rama ik, se ti nuk mundesh të rrish më në atë karrige. Ti mund të ikësh kudo, por je i rrethuar, kudo që të shkosh, je i rrethuar nga revolta e popullit tënd. Je i rrethuar nga përbuzja e qytetarëve të tu, që i ke shkelur, i ke dhunuar dhe i ke varfëruar. Rama ik!
Vëllezër e motra, kjo protestë do të jetë marshim. Na ndiqni! Do të jetë marshim, sepse ne do të tregojmë se dimë të protestojmë,
Rama ik, Rama ik!
Na ndiqni! Na ndiqni në këtë marshim proteste, në këtë marshim revolte ndaj bandës dhe korrupsionit, ndaj kryebanditit.
Rama ik! Rama ik! Rama ik!
Populli ka folur! Rama ik!
Nuk përfaqëson dot ti shqiptarët më.
Rama ik! Rama ik! Rama ik!
Na ndiqni, na ndiqni vëllezër!
Rama ik! Rama ik!
Koha e fjalëve ka mbaruar. 16 shkurti ishte dita kur koha e fjalëve mori fund. Është koha e veprimit qytetar, Rama ik, Rama ik.
Na ndiqni, e morët e vesh apo jo?!
Marshim proteste!
Do të marshojmë, protest ndaj bandës.
Përpara!


Opozita thirri sot një protestë masive ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama, ngritja e një qeverie teknike si dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Liderët e opozitës prej disa javësh janë në protesta të vazhdueshme kundër qeverisë Rama 2 pasi sipas tyre vullneti i votuesve në  zgjedhjet e 2017-s është deformuar nga shitblerja e votës. Korrupsioni dhe trafiku i drogës gjithashtu sipas opozitës po e çon vendin në degradim ekonomik dhe social.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: flamur nokanokaprotesta e opozitesrrethimi i kryeministrise
Pas

A është faji i Ilir Metës për Shehun dhe Kokën? Monika Kryemadhi: Po shantazhohen me…

Para

E motra drejt krijimit të një partie të re? Ja gjesti që bën sot Kiri Hajdari (Video)

Para
E motra drejt krijimit të një partie të re? Ja gjesti që bën sot Kiri Hajdari (Video)

E motra drejt krijimit të një partie të re? Ja gjesti që bën sot Kiri Hajdari (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot myslimanët falën Kurban Bajramin në të gjithë botën

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.