19:43 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Fjalë të neveritshme për gruan, nga një kryebashkiak i ligë e i pagdhendur”.

09:35 | 28/11/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj liron nga detyra administratorët e 4 njësive bashkiake në Tiranë(EMRAT)

Kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, përmes një statusi në facebook reagon ndaj deklaratës së djeshme të kryebashkiakut Erion Veliaj për efektiven e policisë që mbeti e plagosur gjatë protestave të banorëve të Astirit përpara Parlamentit të Enjten e kaluar.

Vasili e akuzon Veliajn si një kryebashkiak të ligë dhe të pagdhendur ku histeria për të mbajtur një karrige po e bën gjithnjë e më të neveritshëm.

Vasili në reagimin e tij citon fjalët e Veliajt në takimin e djeshëm më banorët e Unazës së Re, ku midis të tjerave kryebashkiaku pyeti të pranishmit të cilët ishin të gjithë burra se, a mund t’i shkojnë sytë ndonjë burri të martohet me një vajzë pa gishta? Ai e kishte fjalën për efektiven e policisë Ina Nuka, e cila gjymtoi gishtat gjatë protestës së datës 22 Nëntor.

Vasili citon se Veliaj e bëri këtë deklaratë pikërisht pak orë pas ditës botërore kundër dhunës ndaj grave.

Numri 2 i LSI thotë se, – “në këtë mënyrë ai u rrëfen të gjithëve,dhe këtu është i sinqertë,që gruaja apo femra është për të, një tërësi fizike,një qënie anatomike,një mall njerëzor, të cilit i duhet bërë inventari,dhe në pastë diçka mangut,ajo femër nuk do ta ketë kurrë dashurinë njerëzore dhe do të jetë e përjashtuar nga jeta”

Vasili thotë gjithashtu se kjo është një ditë turpi për Tiranën dhe qytetarët e saj, dhe po ashtu edhe për shoqërinë civile duke thënë se ajo i shmanget të përballet me dhunuesit e vërtetë shtetërore, që janë aty përpara syve tanë,arrogantë, shpirtkëqinj,cinikë.

Statusi i plotë:

Fjale te neveritshme per gruan, nga nje kryebashkiak i lige e i pagdhendur.

Histeria per te mbajtur nje karrige po e ben gjithnje e me te neveritshem Kryebashkiakun e Tiranes.
Po ky kryebashkiak ne mes te sheshit,me nje sjellje te pagdhendur dhe pikerisht nje dite pas dites boterore kundra dhunes ndaj grave,duke marre shkas nga ngjarja me policen Ina tha me plot gojen sa me poshte:

“JEMI TE GJITHE BURRA, I SHKOJNE SYTE TE MARTOHET NJE BURRE ME NJE VAJZE PA GISHTA ?”, u shpreh Veliaj.

Viktime e histerise per pushtet dhe e ndonje keshilltari idiot, ky kryebashkiak mendon se do te krijoje keqardhje duke perdorur policen e demtuar dhe keshtu do demonizoje banoret e Unazes se Re.
Ne kete menyre ai u rrefen te gjitheve,dhe ketu eshte i sinqerte,qe gruaja apo femra eshte per te, nje teresi fizike,nje qenie anatomike,nje mall njerezor, te cilit i duhet bere inventari,dhe ne paste dicka mangut,ajo femer nuk do ta kete kurre dashurine njerezore dhe do te jete e perjashtuar nga jeta.
Ketij kryebashkiaku mijrat e familjeve dhe martesave te personave me handikap i duken anormalitet, qe nuk meriton respekt,apo qindra mijrave te tjereve, qe per dhjetra arsye traumatike apo shendetesore pesojne modifikime te pjeshme te trupit te tyre.
Dite turpi per Tiranen ne krye te Bashkise se saj ka dhunuesin me te keq te grave,me te lige se dhunuesit vete,pasi me fjalen e tij dhunoi njeherazi mijra e mijra gra dhe familje.
Sot eshte nje dite e keqe sepse Tirana, qe duhet te printe me evolucionin shoqeror te saj gjithe vendin,ka sot nje kryebashkiak te pagdhendur e te lige, qe per karrigen dhe milionat e eurove demostroi nje sjellje te zeze dhe pa alibi.
Dite e trishte per qytetaret e Tiranes.
Dite e trishte edhe per Shoqerine Civile shqiptare, e cila ka zgjedhur te flase shume edhe me pathos te zjarrte bile,por vetem nje dite ne vit per grate.
Shoqeria civile shmanget te perballet me dhunuesit e vertete shteterore, qe jane aty perpara syve tane,arrogante,
shpirtkeqinj,cinike,
pushtetplot e parashume.
Te gjithe jemi ne prove ne perballjen ndaj kesaj dhune ndaj grave se pari si qytetare dhe se dyti si familjare.

Image result for petrit vasili foto

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

‘Unaza e Re’/ IMT vendos blloqe betoni dhe puna vazhdon edhe gjatë natës, banorët drejt vendimit drastik (FOTO)

Para

‘E urrej punën time, ndihem e ofenduar’, Adrola Dushi befason me deklaratën

Para
I habiti të gjithë me ‘zhdukjen’ e saj prej 2 muajsh, Adrola Dushi tregon se çfarë i kishte ndodhur (Foto)

'E urrej punën time, ndihem e ofenduar', Adrola Dushi befason me deklaratën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

Vullkani Lewotobi Laki-Laki në Indonezi shpërthen për të dytën ditë radhazi

Një përpjekje e re për të arritur një pakt për ndotjen nga plastika

Shpërthimi i një predhe mortaje në Pakistanin veriperëndimor shkakton 5 të vdekur dhe 13 të plagosur

Vdes në vendin e punës në Itali 21-vjeçari nga Kosova

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.