Pasi publikoj në rrjetet sociale një foto me bikini, format e saj nuk ishin ashtu siç ndjekësit e saj prisnin.
Menjëherë pas publikimit të fotos nga vajza shkodrane Brigela Demaj, edhe pse me pak kile më shumë, por pa ndrojtje e publikoj, të shumta ishin komentet në lidhje me pamjen e saj.
Ndërkohë për këto komente ajo e ka një përgjigje si për komentuesit dhe për portalet.
“Vras mendjen, nese nji foto e nji vajze mbipeshe shkakton kaq impakt, cilat paskan ken pritshmerite e juja per vajzat mbipeshe? Te mos shkojne ne plazh? Te mos dalin ne rroba banje, te shkojne diku aty ne qoshe dhe te mshefen, apo thjesht te kene miresine mos me i postu fotot e tyne? Ku ju con mushka o te mjere?”, shkruan ajo në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Per gazetaret, portalet e tetan ata qe kontribuan qe nji foto e zakonshme vere e nji vajze me rroba banje me marr dhene, mundeni dhe me marr leje perpara se me perdor fotot e tjetrit. Gjithsesi, pa dasht me u ndal ketu, rikthehem tek mendesia, nga e cila nuk shpeton as i madhi as i vogli, vajza e djem, burra e gra, gazetar apo dentist.
Pikerisht buja e nji fotoje ma se te zakonshme te nji vajze ne rroba banje, asht tregues ma se i kjarte se sa nevoje ka ky popull te edukohet.
Vras mendjen, nese nji foto e nji vajze mbipeshe shkakton kaq impakt, cilat paskan ken pritshmerite e juja per vajzat mbipeshe? Te mos shkojne ne plazh? Te mos dalin ne rroba banje, te shkojne diku aty ne qoshe dhe te mshefen, apo thjesht te kene miresine mos me i postu fotot e tyne? Ku ju con mushka o te mjere? ?
Persa i perket mendesise per te cilen e kam fjalen, thellesisht patriarkale, asht ajo qe krijon stereotipe mbi cka quajme “grua te bukur” dhe “grua te shemtuar”, steteotipe qe evulojne gjithmone, ndryshojne pergjate historise dhe grate, si per ironi, jane te parat qe i pranojne, perqafojne dhe shnderrohen ne guardiane te tyne.
Keto jane grate qe, mbasi kane marre rolin e guardianes e percjelleses se nji mendesie qe u konvenon vetem burrave, angazhohen ne ruajtjen e saj duke percmu, etiketu, dhe akuzu cdo grua tjeter qe nuk pranon te jete bartese e kesaj mendesie.
Keto jane grate qe nuk e kuptojne se percmimi ndaj grave asht krijese e monopol i burrave, dhe sado qe te perpiqen ti shpetojne atij duke e distancu vedin nga pjesa tjeter e grave apo nji target-grup i caktuar grash qe percmohet unanimisht, prape do ta gjejne vedin te percmume heret apo vone, per te njejten arsye apo arsye krejt tjera.
Keto jane grate qe ofendojne gra te tjera sepse kane celulit, dhjame, apo thjesht nuk i pershtaten stereotipit momental te “gruas se bukur”, e nuk e kuptojne qe do ta gjejne vedin ne rolin e te percmuares sapo tu varet lekura mbas shtatzanise, sapo te shtojne dy-tre kg, sapo mosha te fillojne e te lajn shenjat e veta. Nga kush do percmohen? Nga vete burrat e tyne. Sepse ato e kane pranu dhe promovu vete veten si mall konsumi, qe vlen per sa kohe duket i ri, i fresket, ne forme.
Keto jane grate qe kultivojne armiqesi mes tyne duke ushqy vazhdimisht patriarkatin, kte qenie qe ua siguroj, asht ma i dhjamosun se tetana ne bashke.
Keto jane grate qe pengojne burrat te shkeputen nga kalbesirat e sistemit patriarkal. (Kur ju nuk keni solidaritet me njera-tjetren, pse duhet te kene burrat me ju?)
Asht per me qesh, se si ne fotografine e famshme temen, komentet negative jane kryesisht te grave.
Gjynah, shume gjynah qe keni keto komplekse qe i manifestoni online te dikush i panjoftun, gjynah qe nuk e shikoni e vleresoni vedin si qenie njerezore dhe jo copa mishi, gjynah qe jepni kontribut ne traditen e gjate te diktimit te jetes se grave. Perhere kam mendu se grate dhe vetem grate munden me e nxjerr vedin nga situata e pergjithshme e mjerushme, ashtu sic po ne te njejten menyre, mund te punojne fort qe me vazhdu me nejt ne te njejten gjendje.
Po e mbyll prape me thenien e Gerda Lernerit, qe nje grup mund te shtypet lehte vetem nese pjestaret e tij jane te stervitur te shtypin njeri-tjetrin, po sigurisht, dikujt qe shpenzon diten duke e vecu veten nga grate e tjera si ma e bukur, ma “e ndershme”, ma e shendetshme, ma e pasun….. thjesht ..cope mishi ma e vlefshme se copat e tjera te mishit, i duhen vite drite kohe per ta kuptu kyt.
(S.SH/Shuplaka)