17:13 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fjalët prekëse të Kim Mehmetit për Albin Kurtin: Boshti i patriotizmit, bëje Kosovën që endërronim

13:06 | 07/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fjalët prekëse të Kim Mehmetit për Albin Kurtin: Boshti i patriotizmit, bëje Kosovën që endërronim

Publicisti i njohur Kim Mehmeti ka reaguar pas procesit zgjedhor të zhvilluar fundjavën e kaluar në Kosovë nga i cili doli fitues kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të cilin thotë se ka mundësinë të bëjë tashmë për Kosovën dhe kombin atë për të cilën shqiptarët ëndërrojnë.

Pasi shpreh urimet e tij për gjithë procesin si dhe fitoren për “Vetëvendosjen”, Mehmeti thekson se VV i është dhënë mundësia të dëshmojë se çka e dallon partinë që i shërben popullit e shtetit nga ajo që i sundon ato.

“Dhe Lëvizja Vetëvendosje ka mundësinë të bëhet fytyra e mençurisë politike mbarëshqiptare, por vetëm nëse arrin që Kosovën ta bëjë atë që të gjithë e ëndërronim – shtet të mirë për qytetarët, e jo për politikanët”, shkruan mes të tjerave Mehmeti.

Reagimi i plotë:

Urime fitoren Kosovë! Edhe pse të njollosën me korrupsion, edhe pse të lënduan rëndë duke shkelur mbi ëndrrat e rinisë tënde, edhe pse të bënë të dukesh se nuk ia del ta jetosh lirinë, megjithatë ty të ka hije Pavarësia dhe do mbetesh gjithmonë ajo që ke qenë – boshti i patriotizmit shqiptar! Dhe Lëvizja Vetëvendosje ka mundësinë të bëhet fytyra e mençurisë politike mbarëshqiptare, por vetëm nëse arrin që Kosovën ta bëjë atë që të gjithë e ëndërronim – shtet të mirë për qytetarët, e jo për politikanët. Pra VV i është dhënë mundësia të dëshmojë se çka e dallon partinë që i shërben popullit e shtetit nga ajo që i sundon ato. Dhe pa dyshim se kryetari i VV do i tregojë mbarë shqiptarisë se çka e dallon politikanin që i është përkushtuar idesë dhe të mirës kombëtare, nga ata që të mirën dhe fatin e popullit, e barazojnë me karrierën e tyre politike dhe me mirëqenien e vet personale!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: albin kurtiKim Mehmeti
Pas

Zgjedhjet në Kosovë, flasin Zguri e Skënderi: Të merret shembull, në Shqipëri nuk pranohet rezultati

Para

Deklarata ‘bombë’ e Daçiç: E dija për Kurtin, Palmer më tha se amerikanët duan të flasin për “Shqipërinë e Madhe”

Para
Demaskohet Serbia, bleu 340 mijë dollarë revokimin e njohjes së Kosovës nga Afrika Qendrore

Deklarata 'bombë' e Daçiç: E dija për Kurtin, Palmer më tha se amerikanët duan të flasin për “Shqipërinë e Madhe”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky: Rusia synon të pushtojë Odesan dhe të kërcënojë Moldavinë e Rumaninë

Irlanda e Veriut zhytet në kaos, protestat kundër emigrantëve degjenerojnë në dhunë, flakë e shkatërrime

Bordi i Përbashkët i Mitrovicës mban takimin e parë, kush ishin të pranishmit

Lia e majmunit në Shqipëri, si u zbulua 31-vjeçari i prekur, shenjat dhe trajtimi i tij

Tragjedia në Indi/ Presidenti Begaj: Të trishtuar, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit

Tre vajza adoleshente sulmojnë brutalisht një 75-vjeçar në Britani dhe regjistrojnë momentin me celular

Elbasani problematika me ujin e pijshëm, Ujësjellësi apel qytetarëve: Mos e shpërdoroni gjatë verës, shkelësit do ndëshkohen! Task-Forcë kontrollesh dhe kamera për lidhjet e paligjshme

Arbër Hoxha në modë, disa skuadra të interesuara për lojtarin shqiptar

Bota Marshim global për Gazën, mijëra aktivistë drejt Rafah! Izraeli: Janë xhihadistë të lidhur me Hamasin

NATO zgjeron aftësitë satelitore për të monitoruar situatën në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.