Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë jashtë fjalimit të tij të shkruar në konferencën për ndryshime kilmatike që po mbahet në Baku, ai tha se la pas “fjalimin e tij të përgatitur mirë” pasi i pa liderët e djeshëm të bënin deklaratat e tyre në ‘ekranet e heshtura’ mbi kolltukë të rehatshëm në një dhomë ngjitur në ambientet e COP29 në Baku dje, shkruan The Guardian.
“Njerëzit atje hanë, pinë, takohen dhe fotografohen së bashku, ndërsa imazhet e liderëve të heshtur luhen vazhdimisht në sfond”, tha ai. “Për mua, kjo më duket saktësisht si ajo që ndodh në botën reale çdo ditë. Jeta vazhdon, me zakonet e saj të vjetra dhe fjalimet tona plot fjalë të mira për luftimin e ndryshimeve klimatike nuk ndryshojnë asgjë.”