19:49 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Fjalim i munguar i Lulzim Bashës!

19:29 | 28/09/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fjalim i munguar i Lulzim Bashës!

Nga Aulon Kalaja

Fjalimi i liderit të opozitës sot, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, sigurisht që ishte një nga më të mirët që ka mbajtur Lulzim Basha në jetën e tij.

Për kritikët e tij kjo ishte një e papritur e madhe, si një rrufe në qiell të pastër, madje ende nuk e kanë besuar se si Basha, që për ta identifikohet me marveshjen e 17 majit, do t’i drejtohej Ramës me ato fjalë të zgjedhura, të mirëmenduara, të mirëradhitura dhe mbi të gjitha me denoncime që nuk i kishim dëgjuar më parë.

Jo vetëm kaq. Por lideri i opozitës, herë pas here i kthehej Ramës dhe ky i fundit dukej si i zënë në faj. Apo do mendojnë se edhe këtë fjalim ia shkruajti Rama që të bëhej edhe më shumë i besueshëm?! Natyrisht që deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur, sepse detyra e një opozitari, e më shumë akoma e liderit të opozitës është denoncimi me fakte dhe argumente e zullumit që qeveria mbështjell çdo ditë, rreth vetes. Por duke u nisur nga premisa se Basha është i kapur, ia la në tavolinë fitoren kundërshtarit, fjalimi i sotëm la shumë njerëz me goje hapur, jo vetëm njerëz që e duan PD, që iu rikthye edhe një herë buzëqeshja, ndoshta vetëm për aq minuta sa zgjati edhe fjalimi. Por edhe një pjesë të socialistëve që Rama iu kish mbushur mendjen me propagandën e tij që ngjiti aq shumë se në këtë vend qeveria dhe opozita, jam unë.

Sot pra, u krijua një çarje e madhe tek ata që e besuan tezën se pozita dhe opozita janë një. Ndoshta nuk u krijua një besim, por të paktën u krijua një dyshim tek kjo tezë që shoqëroi Partinë Demokratike dhe ekskluzivisht Lulzim Bashën që nga muaji maj në epilogin e çadrës dhe deri më tani. Pikërisht në atë moment që Basha kërcënoi Ramën se e gjithë Shqipëria shumë shpejt do të kthehej në një çadër të madhe dhe nuk do të kishte më vetëm një çadër në bulevardin e Tiranës.

Në fakt ajo që krijoi më shumë habi është fakti se në atë sallë nuk do të ketë më vetëm një Sali Berisha që do të bëjë opozitë të fortë, si i vetmi njeri që mund t’a çakordojë Ramën, por me atë që pamë sot në sallën e Kuvendit, duket se do të jetë një legjislaturë tjetër, me një folës publik dhe orator të thekur siç është edhe Basha. Dhe kjo tregon as më pak e as më shumë, por fjalimet e munguara që Kuvendi që lamë pas nuk i kishte. Me sa duket të gjitha konferencat që ka mbajtur Basha nga zyrat e PD dhe jashtë saj, nuk paskan pasur kaq peshë sa kishte 10 minutëshi i sotëm. Kjo tregon se jo vetëm që lideri i opozitës e ka vendin në Parlament, por fjalimet e tij duhet të kenë si busull atë çfarë ndodhi sot në atë sallë. E parë në këtë këndvështrim sot nuk ishtë lajm thjesht fjalimi disa minutësh i Lulzim Bashës, por mungesa e këtij fjalimi 4 vitet që lamë pas.

Kjo tregon se askush nuk mund t’a zërë vendin e liderit të opozitës dhe është domosdoshmëri funksionimi i tij me kohë të plotë, sepse “shqiptarët” i kanë ngarkuar këtij të fundit jo vetëm të bërit opozitë, por si rrjedhojë edhe alternativën e nesërme të pushtetit. Lulzim Basha foli sot me gjuhën që deshën të dëgjonin demokratët. Preku zemrat e të zhgënjerve nga PD.

Ngacmoi ndjeshmërinë e njerëzve që nuk e duan këtë qeveri, por që ia dhanë votën për inerci, që ia blene dhe ia shitën, që u kërcënuan. Ai foli sot për krimin që është bërë njësh me shtetin. Foli për ato fakte që një gazetar pak ditë më parë u kërcënua, për çështjen e të fortëve në Elbasan.

Ai foli me fjalët e një njeriu të pakapur nga krimi dhe nga padronët e krimit që sot janë në qeveri. Lulzim Basha foli për disa minuta ashtu siç do të duhej të fliste edhe në fushatën elektorale. Ai foli sot me një fjalim të munguar, që shume zemra do të kishin dashur t’a dëgjonin që seancën e parë…

 

Etiketa: Aulon Kalajafjalimilulzim basha
Pas

Marrëveshje ekstradimi me Mbretërinë e Bashkuar, Naço: Lajm i keq për “skifterët londinezë”

Para

Si të trajtoni në mënyrë natyrale zhurmat dhe fishkëllimat në vesh

Para
Si të trajtoni në mënyrë natyrale zhurmat dhe fishkëllimat në vesh

Si të trajtoni në mënyrë natyrale zhurmat dhe fishkëllimat në vesh

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA njofton kufizim vizash për zyrtarët e huaj, Sekretari i Shtetit: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës Emiljano Ruli

Carney: Kanadaja t’i bashkohet planit të madh evropian të mbrojtjes

Për “Sterilizimin” 100 mln euro, Ilir Beqaj ndahet nga “shokët”, gjyq fillikat në GJKKO

Mbi 150 ushtarë të FSK-së do të marrin pjesë në programin JRTC në SHBA

Gjermania do të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi me Ukrainën, Rusia propozon negociata më 2 qershor në Stamboll

Gjermania do të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi me Ukrainën, Rusia propozon negociata më 2 qershor në Stamboll

Gonzato, bisedë të hapur me të rinjtë korçarë të pasionuar pas teknologjisë

Hapet spitali veterinar më i madh në Tiranë, trajtim i rasteve më të ndërlikuara

Besimi i qytetarëve europian tek BE kap shifrën rekord prej 52%, niveli më i lartë që nga viti 2007 sipas Eurobarometrit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.