18:42 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fjalimi i fundit i Xhafajt, reagon deputeti i PD-së: U shkërmoq, nuk u dorëhoq!

21:55 | 05/11/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sekuestrimi i pasurive të “tenxheres”, PD: Policia merret me të vdekurit, jo me mikun e familjes së Taulant Ballës

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar pas fjalimit të fundit si ministër i Brendshëm të Fatmir Xhafajt.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Salianji shkruan se Fatmir Xhafaj e mbylli karrierën e vet politike si nje ministër që u shkërrmoq nga denoncimet me prova dhe fakte të PD, se ai u bë mburojë e aktivitetit kriminal të vëllait të tij, Agron Xhafaj.

Më tej Salianji shkruan se pafuqia e Xhafës për të vepruar me kriminelët politikë si Vangjush Dako, pjesë e dosjes 339, e denoncuar po nga PD, e rendit Fatmir Xhafën ndër politikanët që i shërbeu gjithkujt, por jo interesit publik.

Postimi plotë

Xhafaj u shkërrmoq, nuk u dorëhoq!

Fatmir Xhafaj e mbylli karrierën e vet politike si nje ministër që u shkërrmoq nga denoncimet me prova dhe fakte të PD, se ai u bë mburojë e aktivitetit kriminal të vëllait të tij, Agron Xhafaj.

Xhafaj iku me damkën e një ministri që përdori për interesa personale kriminale postin publik dhe pushtetin politik, me qëllim të shpëtojë klanin mafioz Xhafaj.

Pafuqia e Xhafës për të vepruar me kriminelët politikë si Vangjush Dako, pjesë e dosjes 339, e denoncuar po nga PD, e rendit Fatmir Xhafën ndër politikanët që i shërbeu gjithkujt, por jo interesit publik

Nën presion dhe për të hequr vëmendjen nga vetja, u detyrua të “shplahej” në publik, duke goditur një bandë mafioze rivale, bandë që opozita kishte së paku 2 vite që e kishte denoncuar, por me te cilën, Xhafaj dhe Rama jo vetëm e mbrojtën, por me krahun poliitik të bandës së dosjes 339, miratuan Reformën në Drejtësi.

Largimi i Xhafës, pasi bëri goditje selektive, duke shmangur arrestin e Dakos, është turpi dhe nënshtrimi përfundimtar i tij ndaj krimit dhe bandave.

Xhafaj iku siç erdhi, i përdorur dhe peng i krimit!

Xhafaj e përdori MB për t’i shërbyer klanit mafioz të vëllait të tij, i kompleksuar ai nuk e arrestoi vëllain e dënuar dhe u përfshi bashkë me vartësit e tij dhe prokurorinë në manipulimin e provave, shkatërrimin e provave, sajimin e dëshmitarëve dhe pagesave korruptive për të shpëtuar familjarin e tij nga një tjetër dënim.

Xhafaj keqpërdori prokurorinë, duke e penguar atë të hetojë për pasurinë e tij dhe të familjes sipas ligjit Antimafia.

Bilanci i Xhafajt eshte i zi, vrasje të qytetarëve nga dhuna ne komisariate, si Enea Ftoj në Korçë, tek Ardian Kallami në Shkodër.

Xhafaj duke i shërbyer klaneve kriminale mbuloi me propogandë që Shqipëria nuk ka më kanabis ndërkohë çdo javë gjatë drejtimit të tij kapeshin tonelata me kanabis në vendet e BE.

Gjatë drejtimit të tij, Shqipëria e sofistikoi dhe rriti aktivitetin kriminal duke u ndërtuar laboratorë kokaine dhe heroine, vetëm njëri u kap nga partnerët gjermane ndërkohe qe te tjera ushtrojne aktivitetin lirshëm, banda që vendosin gjoba, mbi 12 të zhdukur nga bandat, dhjetra vrasje pa autor, qindra tonelata kanabis të kapura në territor Evropian janë faktet që nuk i manipulon dot Xhafa.

Sot prej Rama-Xhafaj Shqipëria është më e pasigurt dhe shqiptarët më të kêrcenuar nga krimi.

Xhafaj iku pa asnjë shpjegim për çdo dështim të tij, është nga të paktët ministra në histori që nuk gjeti alibi as për largimin!

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: ervin salianji
Pas

Mosdekretimi i Lleshit, flet ish-presidenti: Ja si veprova me ministrat e qeverisë Nano dhe Berisha

Para

Flet Kancelari i Austrisë: Ja kur mund të anëtarësohet Serbia në BE

Para
Flet Kancelari i Austrisë: Ja kur mund të anëtarësohet Serbia në BE

Flet Kancelari i Austrisë: Ja kur mund të anëtarësohet Serbia në BE

Discussion about this post

 



Të Fundit

Starmer dhe Zelensky përshëndesin ultimatumin e Trump ndaj Rusisë për paqen

Shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje në Nju Jork dhe Nju Xhersi, autoritetet shpallin gjendje të jashtëzakonshme

Kreu i Republikës Sprska Milorad Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, unë mbetem president

Zhvillohet samiti i bashkëpunimit midis Turqisë, Italisë dhe Libisë, në fokus emigracioni dhe shfrytëzimi i burimeve energjetike në Mesdhe

Rritja e tarifave nga SHBA, pesë produktet që tashmë shiten më shtrenjtë në Kanada

SHBA vendosi tarifa 50%, Brazili nuk i nënshtrohet presionit të Trumpit, do të shpallë planin në ndihmë të bizneseve vendase

Zjarri në Malësi të Madhe, shkrumbohet një mjet zjarrfikës

Trump merr një tjetër nominim për Çmimin Nobel për Paqen, Kamboxhia vlerëson rolin e presidentit në zbutjen e tensioneve me Tajlandën

Lezhë/ Peshkatari mbytet në lumin Mat, u fut për të hedhur rrjetat! Gjendet trupi i pajetë

Aksident në aksin rrugor “Vau i Dejës-Bushat”/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, një i lënduar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.